Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar videon e dhunës policore ndaj gazetarit të ABC News Neki Feta. Policët nuk e kanë lejuar gazetarin që të filmojë protestën popullore kundër Ramës.
“Shikoni trajtimin shtazarak të gazetarit në detyrë të ABC, Neki Feta nga narkobanditi me uniformë, Gani Rada dje në Peshkopi!
Shikoni videon dhe lexoni mesazhin që dergon dibrani dixhital.”, shkruan berisha në Facebook
“Mirmbrëma Doktor. Tek ky link që do të sjell në fb, te video në sekondat 30-55 duket Oficeri Gani Rada, që shtyn gazetarin e ABC Neës Neki Feta, me qëllim për të mos filmuar. Me respekt”, shkruan qytetari.
Në pamjet duket qartë se si policia e Dibrës i sulet gazetarit Feta duke e tërhequr me dhunë dhe penguar të krye detyrën e tij. Në sfond dëgjohet dhe zëri i Neki Fetës që i drejtohet policit që mos më tërhiq, çfarë ke me mua, por kjo nuk i ndaloi ata ta marrin me dhunë dhe largojnë nga përplasje që po ndodhte. Duhet të kujtojmë faktin që z.Feta njihet nga të gjithë në Dibrës jo vetëm si një qytetar i sjellshëm, familjar i rregullt, por dhe si një gazetar profesionist. Ky veprim ndaj z.Feta është i dënueshëm dhe shoqatat e gazetarëve duhet të reagojnë.
Qeveria e Rilindjes për 5 vjet nuk ka mbajtur asnjë premtim për Dibrën ndaj dhe protesta ishte krejt legjitimet përkundër propagandës së kryeministrit Rama i cili kishte nxjerrë më dhune administratën ta dëgjonte.
Dibra sot ne lartesine e historise se saj!Dibranet i rezervuan sot Rames, njeriut qe urren Dibren dhe Veriun sa vet serbet, pritjen qe meriton.Ata mbushen bulevardin e tyre dhe me parullat "Rama ik" shprehen revolten ndaj piktorit deshtak, qe ne tre qarqet e Veriut te marra se bashku ka investuar me pak se ne Bashkite e rrethit te Tepelenes!Nderim te madh dibraneve!Per te kuptuar pse u tmerrua Rama ne Peshkopi dhe ja mbathi me bisht nen shale me helikopter, ndiqeni videon e postuar nga faqja @Ketu mblidhen Dibranet. sb
Gepostet von Sali Berisha am Sonntag, 17. Juni 2018