Kupola e policisë dekonspiroi aksionin ku u vranë 2 persona

Tjetër dëshmi tronditëse për kupolën e Policisë së Shtetit. Dekonspirimi i një operacioni nga kupola e policisë ka shkaktuar dy viktima. Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar në faqen e tij në Facebook një mesazh të ardhur nga “oficeri dixhital”. Berisha, duke cituar oficerin dixhital hedh akuza ndaj drejtorit të Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj dhe Alban Çelës.
“Dëshmi tjetër tronditëse për kupolën e Policisë së Shtetit! Oficeri dixhital denoncon: Dekonspirimi i operacionit nga Spartak Guma shkakton dy viktima që u vranë dhe u dogjën kufomat. Ai lëshon akuza të rënda ndaj Ervin Hodajt dhe Alban Çelës, ky i fundit tezaku i Saje qorrit. Për më hollësisht lexoni mesazhin e oficerit të sektorit të infiltrimit. Sb”, shkruan Berisha duke publikuar të plotë mesazhin e oficerit dixhital.
“Përshëndetje doktor Berisha, unë jam një ish-efektiv i sektorit të infiltrimit, i thirrur në këtë sektor nga dy oficerët Ervin Hodaj dhe Alban Çela. Kjo e ndodhur në prill të 2013, pasi unë po punoja në Komisariatin e Policisë Dibër dhe pas aktivizimit në këtë sektor kemi kryer disa shërbime ku drejtor ishte Agim Koçia që e kishte krijuar këtë bërthamë. Por me ardhjen e PS në qershor 2013, ky sektor si në të gjithë administratën u rimorën drejtues dhe efektivë nga ishte, e përjashtuar nga Policia e Shtetit, por në këtë sektor me ardhjen e Spartak Gumës aty filloi shpërbërja dhe largimi i efektivëve të rinj, ishte dhe largimi i atyre që ishin në atë sektor dhe dy oficerët që kishin lidhje të drejtpërdrejta me ministrin u graduan, njëri në Fier, Ervin Hodaj dhe Alban Çela, djali tezes së Saimir Tahirit në Dibër n/drejtor, pasi nuk kishte gradën.
Kurse Spartak Guma ndërpreu të gjithë aktivitetin, duke na zbuluar shërbimin nga ku një shërbim pasoi me dy viktima, të cilët u vranë dhe u dogjën në Durrës nga Odise Verbofshi. Kjo ngjarje e të tjera na nxorën të pambrojtur si mua ashtu dhe kolegun tim që kishim kontaktet me këtë grup për transportin e lëndëve narkotike në Europë dhe konkretisht destinacioni i tyre ishte Gjermania. Ngjarje kjo e ndodhur në shkurt të vitit 2014, ose pas dy muajsh që Spartak Guma erdhi në atë funksion dhe për mua dhe familjen time filloi represioni i grupeve, ku ne kishim depërtuar, por kjo nuk mbeti me kaq, pasi Spartak Gumës i kishim shkelur në kallo. Ai finalizoi shërbimin ndaj miqve të tij, duke më përjashtuar dje nga Policia e Shtetit, gjë e cila më detyroi që unë të marr familjen dhe të largohem jashtë Shqipërisë, ku akoma jam i larguar, pasi unë gjykoj se jeta ime dhe e familjes është në rrezik. Të përshëndes për publikimin tuaj dhe informacionin e kolegut tim dixhital, pasi unë nuk kisha mundësinë t’ja faktoj krimin atij përbindëshi, pasi u largova menjëherë se nuk kisha mundësi të përballoja presionin e tij. Me respekt A.M”, përfundon mesazhi i oficerit dixhital.

Artikulli paraprakVeliaj rikthen kioskat për llogari të mikut të tij
Artikulli tjetërKLD: Deklaratat e Kryeministrit dhe ministrit dëshmojnë fasadën e tyre për Reformën në Drejtësi