Imami i njohur Elvis Naçi është detyruar të përgënjshtrojë një lajm që është përhapur sot nga portalet e majta të qeverisë të cilët e shikonin atë si kandidatin e opozitës për kryebashkiak të Tiranës. Në një postim në facebook, Imami thotë se jetën e tij ja ka dedikuar dashurisë për Krijuesin e Gjithësisë dhe në asnjë moment nuk ka ndër mend të merret me politikë deri në ditën e fundit të jetës.
“Nuk jam marre ndonjehere me Politike dhe jam i vendosur te mos merrem deri ne diten e fundit te jetes, kam nje pasion dhe dashuri te madhe kur shpjegoj kush eshte Krijuesi i Gjithesise dhe sa kam mundesi do perpiqem gjithmone per ta bere Shqiptarine me te begate dhe me te bukur! Paqe dhe miresi uroj per njerezit e mire”, thotë imami Naçi në postimin e tij në facebook.