Një qytetar nga Durrësi ka denoncuar sot një tjetër skandal të masakrës së betonizimit që po ndodh në qytetin bregdetar.
Qytetari shkruan në një mesazh dërguar ish-Kryeministrit Berisha se, kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako dhe drejtori i OSHEE-së, Adrian Çela, po zhvendos zyrat e OSHEE-së, me qëllim që aty ku ndodhen zyrat aktualisht të ndërtohet pallat.
Denoncimi është bërë publik nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Ja çfarë shkruan ish-kryeministri në Facebook
Ja si vjedhin si bashkarisht Gjushi me Çelën në Durrës!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
“Zoti Berisha a keni informacion se zyrat e OSHEE ne Durres po i transferojne diku ne Shkozet pasi zyrat ku ka qene historikisht elektriku do te prishen per t’u bere nje pallat moderrn, ne katin e pare te te cilit do behen zyrat e OSHEE dhe katet e tjera do i ndaje Dako me Çelen…?”.
Vjedhjet e pronave publike tashmë janë bërë rutinë nga zyrtarët e lartë shtetërorë. Ndërsa Durrësi është kthyer në një maskaër ndërtimesh me firmën e Gjushit.