Ja si drejtori i Portit të Durrësit vendos taksa personale mbi biznesmenët!

Ish-Kryeminsitri Berisha ka denoncuar në tjetër skandal në portin e Durrësit. Në një postim në Facebook Berisha shkruan se, drejtori i Portit të Durrësit vendos taksa personale mbi biznesmenët! Denoncimi i Berishës është bërë pas një emsazhi të marrë nga një biznesmen, i cili shkruan se, dje ka paguar 820 euro per 6 konteiner kur më parë nuk paguaante asnjë lek.

Postimi i Berishës në Facebook
Drejtori i Portit të Durrësit vendos taksa personale mbi biznesmenët!
Lexoni denoncimin e biznesmenit dixhital. sb
“z.Berisha pershendetje , jam nje biznesmen qe kam lidhje prej vitesh me portin e durresit. Ka me shum se 1 muaj qe koncesionari Turk DCT i konteinereve na merr nje tarife per shkarkimin e konteinereve prej 120 EURO per konteiner. Kjo tarife eshte teresisht e kundra ligjshme, porti i durresi nuk ka tarife per zbrazje konteinresh,por ato justifikohen duke shprehur qe kane marr miratimin e Drejtorit AFRIM BAKAJ…. kjo eshte skandal i vertet , si ka mundesi qe lejeohen keto operacione kur nuk ka tarife dhe neve si biznese na rendojne ne kurriz. Une nuk dua ta di sa lek ka marr Bakaj nga Turqit nuk me intereson fare por du vetem qe mos te tallen me gjaku tone. Dje kam paguar 820 euro per 6 konteiner kur deri dje nuk paguaja asnje lek. Kjo eshte nje marreveshje e paster korruptive ndermjet Afrim Bakaj dhe turqeve… Na mbyten fare nuk po punojm dot. Ju lutem ta raportoni kete rast, anonim ju lutem”.

Artikulli paraprakBotërori 2018/ Kërcënohet me jetë mesfushori i Kolumbisë
Artikulli tjetërProtesta kundër shembjes së Teatrit/ Aktori: Na kanë ofruar 100 mijë euro dhe shtëpi për të mbyllur gojën