Nga Kastriot ISLAMI
Rama për pushtetin e tij personal, është gati të shkatërrojë vendin për t’i shpëtuar sulmeve për kapjen e shtetit prej qeverisë së tij.
Rama është gati ta zbrasë vendin nga shqiptarët vetëm për maskuar lidhjet e qeverisë së tij me krimin dhe mafian.
Rama është gati të pranojë 600 mijë azilantë arabë vetëm që Europa të heshtë për lidhjet e tij me trafikantët e drogës dhe të qënieve njerzore…
Rama është gati të pranojë të gjithë ish-luftëtarët e ISIS duke ngritur kampe për rehabilitimin e tyre në Shqipëri vetëm për të shpëtuar karriken e tij…
Dhe të gjitha këto i bën gjoja për të hapur negociatat me BE….por në realitet vetëm për interesin e tij të ngushtë personal, për karrigen e tij…Sepse në realitet Rama nuk ka pasur asnjëherë dëshirë që të hapen negociatat me BE dhe nuk ka punuar asnjë ditë që të hapen negociatat me BE…
Rama po ashtu e ka të qartë se vendet e BE nuk duan të hapin dritën jeshile për të filluar Shqipëria negociatat me BE, në një datë të përcaktuar dhe pa asnjë kusht…
Arsyet e vërteta Rama i ka të qarta:
Qeveria është e korruptuar në ekstrem, e lidhur me krimin e mafian dhe bashkëpunëtore me trafikantët…Këtë gjë Rama e ka shumë të qartë dhe e ka dëgjuar në takimet që ka pasur kokë më kokë me drejtues të vendeve të rëndësishme europiane….
Të gjithë këto çojnë në përfundimin se përgjegjësi kryesor për moshapjen e negociatave me BE është vetëm Rama dhe askush tjetër…këtë gjë e ka të qartë edhe vetë Rama dhe bashkëpuntorët e tij të ngushtë…
Rama i gjendur në vorbullën e dështimit po përpiqet të shpëtojë përmes mashtrimeve duke luajtur në mënyrë të rrezikshme me problemin e madh që kanë vëndet e BE, nga fluksi në rritje i emigrantëve arabë që po destabilzojnë disa nga qeveritë dhe konfiguracionet politike të vëndeve të BE.
Mesa kuptohet nga shtypi perëndimor rezulton se Rama ka negociuar për një vendim ku pak a shumë do të deklarohej se:
Shqipërisë do ti hapen në parim negociatat, por pa përcaktuar një datë fikse për hapjen e tyre dhe duke vendosur kushte shtesë të lidhura me keqqeverisjen, realizimi i të cilave do të vlerësohet nga Komisioni Europian që do të krijohet pas zgjedhjeve të ardhshme të parlamentit europian në vitin 2019. Ndërkohë qeveria Rama do të angazhohet të ngrejë kampe për strehimin me kapacitet deri në 600 mijë azilkërkuesve nga vëndet arabe dhe për rehabilitimin e ish-luftëtarëve të ISIS.
Ky “vendim”, nëse do të rezultonte i tillë, të cilën Rama ka filluar ta shesë përmes medias së tij klienteliste apo duke angazhuar në intervista zyrtarë të huaj të kompromentuar si “hapje të negociatave” do të ishte:
Së pari, një vendim qesharak dhe i turpshëm sepse në realitet ai nuk do të ishte vendim për hapje e negociatave përderisa s’ka një datë të përcaktuar dhe për më tepër do të kishte jo vetëm theksim të kushteve ekzistuese por edhe kushte shtesë; një sajesë e tillë qesharake dhe e turpshme, për më tepër ska ndodhur asnjeherë tjetër më parë në historinë e BE dhe nuk është aplikuar asnjeherë me parë për ndonjë vënd tjetër, kandidat të BE;
Së dyti, një vendim ofendues për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe një qëndrim paradoksal për vëndet e BE që do ti besonin një qeverie të korruptuar, të lidhur me krimin e trafiqet zgjdhjen e shqetësimit më madhor që ka aktualisht BE, atë të azilkërkuesve arabë
Së treti, një vendim me pasoja të rrezikshme, për faktin se kjo sajesë e rrezikshme do të conte njëkohësisht në zbrasjen e vendit nga shqiptarët që nuk do të duronin shtimin e vuajtjeve te tyre dhe kthimin e vëndit në një trampolinë të trafikut klandestin të azilantëve arabë drejt Italisë…. Dhe e gjitha kjo bëhet thjesht e vetëm që Rama të ruajë karriken e tij kryeministrore….? E gjitha kjo ështe ngjashme me angazhimin për interesa personale që Rama ndëmori për armët e rrezikshme kimike nga Siria. Dhe që dështoi vetëm se vëndet serioze të BE u bindën se Shqipëria e korruptuar dhe e lidhur me krimin e trafiqet mund të kthehej në një trampolinë të rrezikshme të përhapjes klandestine të armëve kimike siriane në të gjithë rajonin e Europë…
Ishin pikërisht vëndet serioze europiane që duke vlerësuar këtë prirje të Ramës dhe lidhjet e qeverisë së tij me trafikantët për të keqpërdorur pranimin e armëve kimike siriane për interesa të ngushta personale dhe transferuar rrezikun e armëve kimike nga Siria në Shqipëri dhe kthyer Shqipërinë në një trampolinë të rrezikshme të përhapjes klandestine të armëve kimike në të gjithë Europën të vinin në rrezik sigurinë njerzore të qytetarëve europianë…
Kam besimin e plotë se vëndet serioze të BE do të veprojnë në të njëjtën mënyrë edhe ndaj këtij “angazhimi makiavelik, të turpshëm dhe të rrezikshëm të Ramës”…
Kam besimin e plotë se lidershipi europian serioz e ka të qartë se kjo e gjitha bëhet nga Rama thjesht dhe vetëm për karriken e tij, kundër interesave të shqiptarëve…
Kam besimin e plotë se lidershipi europian serioz e ka kuptuar këtë lojë të Ramës që jo vetëm nuk do të ishte zgjidhje për shqetësimin e tyre por shumë shpejt do të kthehej në një bombë shpërthyese me efekte të paparashikueshme.
Lidershipi serioz europian duhet të ketë parasysh se vetëm disa ditë më pas:
Me ndihmën e policisë shqiptare dhe të grupeve mafioze e trafikantëve të lidhur me qeverinë Rama dhe nën orkestrimin e drejtpërdrejtë të Ramës, po ashtu sic ndodhi me kanabisin, sic po ndodh me trafikun e drogave të forta, dhe sic ishte programuar të ndodhte edhe përhapjen klandestine të armëve kimike siriane në rajon dhe më gjërë, do të trafikohen drejt Italisë të gjithë azilantët arabë dhe të gjithë ish-luftëtarët e ISIS.
Dhe nëse në bregun Italian do të ketë pengesa të forta nga policia dhe forcat e sigurisë italiane apo europiane, shumica e tyre do të përfundojnë ushqim për peshqit e Adriatikut sic ka ndodhur edhe herë të tjera…
Kam besimin e plotë se vëndet serioze të BE nuk do ta pranojnë këtë sajesë sa qesharake aq edhe të rrezikshme të Ramës sepse kjo s’është zgjidhje as për shqiptarët, as për azilantët dhe as për rajonin e vëndet e BE… Ajo është vetëm një sajesë e rrezikshme kundër Europës dhe kundër Shqipërisë e shqiptarëve, pra kundër të gjithëve, që do ti shërbënte vetëm përkohësisht qëndrimit të Ramës në karriken e kryeministrit…Ngul këmbë se kjo do të ishte vetëm një shtyrje në kohë apo një zgjidhje shumë e përkohshme, ndoshta disa ditore apo javore, sepse kjo situatë e rrezikshme do të pasohej nga trazira qytetare dhe revolta të papërmbajtshme…
Lidershipi serioz i BE duhet ta shpojë flluskë sapuni përmes të cilës Rama po tenton të zhvendosë vëmëndjen nga paniku ku gjëndet prej disa muajve…Sepse vetëm kështu qëndrimi i BE do të ishte në linjë me vlerësimin realist të situatës së rëndë në të cilën ka qeveria Rama e ka futur vëndin dhe shqiptarët…Sepse vetëm kështu do të mund të shmangte një katastrofë në të cilën lideri global i papërgjegjshëm do të fuste rajonin dhe Europën…