Në fillim barazimi 1-1 me modestët e Islandës dhe më pas humbja e turpshme 0-3 ndaj Kroacisë, që mund të sjellë dështimin e Argjentinës në botërorin “Rusi 2018”. Skuadra amerikanio-latine mund të mos avancojë më tej edhe pse në ekip ka një yll si Leo Messi, që nuk arrin të realizojë. Humbja e djeshme ndaj Kroacisë ka bërë që edhe vetë lojtarët të drejtojnë gushtin nga trajnerin Jorge Sampaoli, pasi loja e ekipit lë shumë për të dëshiruar dhe vetë futbollistët janë të çoroditur në fushë.
Të nesërmen e humbjes ndaj Kroacisë vijnë akuzat e para edhe pse ekipi i ka shanset për kualifikim dhe duhet të rikuperojë energji për ndeshjen e tretë ndaj Nigerisë (do të luajë sot ndaj Islandës). Por në këtë takim ndaj ekipit afrikan në stolin e Argjentinës mund të jetë një trajner tjetër, pasi mediat ruse bëjnë me dije se 23 lojtarët kanë kërkkuar shkarkimin e menjëhershëm të trajnerit Jorge Sampaoli. Në vendin e tij në ndeshjen ndaj Nigerisë mund të jetë Jorge Burruchaga, kampion bote në vitin 1986.
Kritikat në Argjentinë janë të ashpra dhe gazetari i mirënjohur, Fernando Niembro kërkon që 5 herë fituesi i Topit të Artë të heqë dorë përfundimisht nga Kombëtarja.
Messi njëherë e kishte marrë këtë vendim, në vitin 2016, kur Argjentina kishte humbur në Copa Amerika kundër Kilit nga penalltitë, aty ku kishte dështuar vet ylli i Barcelonës.
Por, pas afër dy muajsh, me insistimin e miqve, trajnerëve dhe shumë të tjerëve, fituesi i 5 Topave të Artë”, ishte kthyer sërish në Kombëtare.
“Messi, u largove nga kombëtarja përpara disa vitesh. Nuk do të ishte keq po ta bëje sërish”, është titulli i opinionit të Niembros, i cili kritikon Messin se është bërë zot i përfaqësueses duke zgjedhur miqtë e tij. Gjithashtu, gazetari e kritikon Messin për faktin që nuk bën diferencën siç bën me Barcelonën.
Frazat më të rënda ndaj Leo Messit janë si më poshtë:
“Messi u bë zot i kombëtares argjentinase. Është trajneri i skuadrës sonë dhe vendosi që të fusë në formacion miqtë e tij. Dhe ja ku e keni rezultatin. Një ekip pa forcë, një ekip i vyshkur, një ekip pa zemër. Messi, kërkojmë prej teje që të luash me zemër. Je lojtari më i mirë. Kur ekipi rrëzohet, më të mirit të skuadrës i kërkohet që të japë dhe atë që nuk ka. Ti nuk e dhe. Boll më me mikun tënd Mascherano. Një herë e dhe dorëheqjen nga kombëtarja, nuk do të ishte keq që ta bëje sërish këtë gjë”.
Humbja e mbrëmshme 3-0 ndaj Kroacisë së Luka Modricit e komplikon rrugën e Argjentinës në Kupën Botërore të Rusisë 2018. Ekipi kombëtar amerikano-jugor, i drejtuar nga trajneri Sampaoli, do të duhet të presë me padurim rezultatin e ndeshjes midis Islandës dhe Nigerisë, e planifikuar të luhet sot, në orën 17:00, për të kuptuar se cili do të jetë fati i tij. Këto më poshtë janë të gjithë skenarët e mundshëm.
Islandë-Nigeri X
Nëse ndeshja midis skandinavëve dhe afrikanëve do të përfundojë me një barazim, Leo Messi dhe shokët e tij mund të barazojnë në ndeshjen e fundit në grup (dhe jo domosdoshmërisht të fitojnë) me Nigerinë, por kjo vlen vetëm nëse Kroacia e mund Islandën me 4 gola dhe Albiceleste e gjejnë veten më mirë me golaverazh. Në momentin -3 për Argjentinën dhe 0 për Islandën.
Islandë-Nigeri 1
Në anën tjetër, nëse fiton Islanda ndeshjen e sotme, atëherë Argjentina jo vetëm që do të duhet ta mundë Nigerinë, por do të duhet të shpresojë për një fitore të Kroacisë kundër Islandës dhe me një diferencë më të mirë golash. Në momentin -3 për Argjentinën dhe 0 për Islandën.
Islandë-Nigeri 2
Në momentin kur Nigeria do të fitojë, Argjentina do të duhet të mundë afrikanët dhe të shpresojë që Kroacia, tashmë e sigurtë në vendin e parë të grupit, të paktën të marrë një barazim ndaj Islandës. Në rastin e fitores së kësaj të fundit, për të sanksionuar kalimin e grupit do të ishte gjithmonë diferenca e golave të lartpërmendur.