Media serbe Kurir: ”Provokacia” në Botëror me shqiponjën nga Xhaka e Shaqiri

Mediat serbe nuk kanë mundur që të përballojnë disfatën nga kombëtarja e Zvicrës ku shkëlqyen yjet shqiptare. Së pari ishte Granit Xhaka ai që shënoi pas 52 minutash lojë me një bombë që e pasoi me një festim spektakolar.
Së dyti ishte Xherdan Shaqiri i cili e dha nokautin ndaj Serbisë me një gol të bukur në kundërsulm.
Kjo nuk kaloi mirë, ku Kurir.rs e quajti të papranueshëm festimin e shqiptarëve.
“E papranueshme! FIFA duhet të reagojë urgjentisht për shkak të këtij provokimi”, shkruan Kurir.rs.
Sfida e vlefshme mes Serbisë dhe Zvicrës në “Kaliningrad Stadium” u mbyll me rezulatitn 2-1, ku dy golat u shënuan nga lojtarët me gjak shqiptar Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.
Serbia pati fillimin e ëndërruar kur pas vetëm katër minutash lojë, Aleksandar Mitrovic, shënoi një gol të bukur me kokë. Qendërsulmuesi shleu gabimet e bëra në ndeshjen e parë ndaj Kosta Rika dhe mposhti portieri Sommer me një goditje të saktë, që vlen golin e tij numër 15-të në 18-të ndeshjet e fundit me Serbinë.
Pjesa e parë u luajt më mirë nga ana e serbëve, por Zvicra e barazoi lojën në pjesën e dytë duke barazuar edhe rezultatin në minutën e 52-të me anë të Granit Xhaka.
Futbollisti kosovar i Arsenal tundi rrjetën me një goditje nga rreth 25 metra, që nuk i dha mundësi reagimi portieri kundërshtar, duke realizuar atë që mund të konsiderohet edhe një nga golat më të bukur të këtij kampionati botëror.
Në minutën e fundit, një tjetër kosovar fundosi serbët. Xherdan Shaqiri shënoi gjatë një kundërsulmi duke i dhënë Zvicrës fitoren 2-1, e cila i afron me raundin e ardhshëm të “Rusi 2018”.

kurir 1

Artikulli paraprakKy ishte provokimi para ndeshjes i Daçiç për futbollistët shqiptarë të Zvicrës…
Artikulli tjetërFestimet në Kosovë: Moj Serbi rrjetën ta shpova se ne na thonë Xherdan e Granit Kosova