Festë e madhe ka përfshirë Kosovën pas fitores ndaj Serbisë. Festa ka përfshirë edhe Zvicrën e Shqipërinë. Rrugët e Kosovës janë mbushur plot me njerëz të cilët festojnë për fitoren e madhe ndaj Serbisë. Në rrugë shihen qindra makina me njerëz që valvisin flamurin shqipar.
Kombëtarja e Zvicrës ka shënuar fitore falë shqiptarëve të Zvicrës në duelin epik ndaj Serbisë.
Dy gola fantastik nga Shaqiri dhe Xhaka tronditën Serbinë, duke i vënë buzë eliminimit në një ndeshje direkte ndaj Brazilit.
Festë e madhe ka përfshirë gjithë Zvicrën dhe Kosovën qysh në momentet e para pas përfundimit të ndeshjes.
Si në Zvicër edhe në Kosovë u festua njëjtë për këtë mbrëmje të paharrueshme.
Rusët e ndaluan futjen e flamujve shqiptarë në Kalinigrad
U bënë bashkë rus e serb për të vetmin qëllim që ta mundin Zvicrën e shqiptarizuar.
Madje u murr edhe vendimi që të ndalohet futja e flamurit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë Natyrale.
Por si rusët vendas ashtu edhe miqtë e tyre serbët harruan që Shqiponjat vijnë nga lartë. Xherdani, Graniti, Valoni e Blerimi treguan se kush janë dhe nga vijnë, treguan se dinë të luftojnë për Zvicrën që i dha gjithçka dhe për Kosovën e Shqipërinë që aq shumë e duan.
Edhe pse u ndalua hyrja e flamujve shqiptarë nga tifozët, rusët e serbët kishin harruar që kemi djem shqiptarë në fushë që me krenari e tregojnë prejardhjen e tyre.
Valoni e kishte tatto në krah flamurin e Kosovës dhe atë Kombëtar.
Ndërkohë Xherdani që me këmbët e tij të arta i gjunjëzoi serbët kishte në këpucët e tij flamurin shtetëror të Kosovës.