Dy foto për të kuptuar ndryshimin, shqiponjat që bënë krenar kombin dhe njeriu me kartelë, turpi i këtij kombi

Mjafton të shikoni këto foto për të kuptuar ndryshimin mes dy futbollistëve Xhaka dhe Shaqiri, që ndonëse me fanellë përfaqësojnë Zvicrën dhe paguhen prej tyre me shuma përrallore, kur vjen moment i triumfit ata tregojnë atë që kanë në zemrën e tyre atdhedashurinë e të qenit shqiptar.
Shikoni dhe foton tjetër. Eshtë njeriu me kartelë që drejton këtë vend. Që paguhet me taksat e këtij populli të mjerë, e vjedh dhe e përçudnon këtë popull dhe kur del publikisht vesh xhupin me simbolet kombëtare të një vendi tjetër.
Dy kampionët Xhaka e Shaqiri e kanë për krenari të lartësojnë simbolet kombëtare edhe pse nuk e kanë detyrim, edhe pse mund të penalizohen nga vendet për të cilat luajnë futboll, ndërsa njeriu me kartelë, e ka për turp të mbajë simbolet kombëtare dhe përdor ato të vendeve të tjera, ndonëse e ka të ndaluarr me protokoll të bëjë përfaqësimin e një kombi tjetër.
Xhaka dhe Shaqiri bënë dje një komb të tërë krenar në sytë e mbarë Europës dhe të botës duke treguar vlerat që ata përfaqësojnë, por dhe duke ngritur lart emrin e shqiptarit të rrënuar dhe të tjerësuar gjatë këtyre viteve nga njeriu me kartelë që e turpëron këtë komb për çdo ditë e më shumë.
Këta kampionë donin të luanin për Shqipërinë , por atyre ju kërkuar bakshish në shumat e 100 mijë eurove që të vishnin fanellën e kombëtare,nga e njëjta bandë që sot përfaqson këtë qeveri dhe këtë kryeministër. Ata zgjodhën Zvicrën që i kishte rritur, edukuar dhe lartësuar nga të qenit njeri me virtyte, por pa harruar për asnjë moment se dejet e tyre rrjedh gjak shqiptari.
E kundërta sërish me njeriun me kartelë që qeveris dhe telendis shqiptarët.
Në dejet e tij nuk rrjedh as gjak njeriu normal dhe aq më pak gjak shqiptari. Shqiptarët jo vetëm që nuk mund ti bëjë ai krenarë, por është turpi dhe mallkimi i tyre në Europë dhe në botë duke i kthyer në vitin 2018 në një komb refugjat, duke i bërë që në të gjithë Europën të identifikohen me trafikantët e drogës të këtij pushti që qeveris apo të krimit të organzuaar që ai përfaqëson.

Artikulli paraprakHakmarrja ndaj Prokurorit që hetoi vjedhjen e serverit të Tatimeve nga Rama dhe Aldo Baren
Artikulli tjetërRama mbrohet me policë nga protestuesit e revoltuar në Vlorë (Foto)