Veliaj sherr me regjisorin, e takon “fshehurazi” për ta bindur të mos dalë në protestë për Teatrin

Prej disa muajsh artistët po protestojnë kundër shembjes së godinës historike të Teatrit Kombëtare dhe nuk pranojnë propozimin e paraqitur nga Ministria e Kulturës dhe Bashkia e Tiranës për ndërtimin e një teatri të ri.celoaliaj copy
Projekti i teatrit, paraqitur nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është një nga pikat që po diskutohet gjatë dhe që nuk po negociohet duke hasur kundërshtimin e shumë artistëve, pavarësisht dëgjesave të zhvilluara.
Një nga zërat që ka qenë më së shumti kundër prishjes së Teatrit Kombëtar dhe cënimit të territorit të tij është dhe regjisori Alert Çeloaliaj.
Po një një foto të siguruar nga Faxëeb.al duket kryebashkiaku Erion Veliaj i cili po mundohet të negociojë “fshehurazi”, pa praninë e kamerave, me regjizorin.
Ndërkohë që duket qartë se regjisori Çeloaliaj vazhdon të kundërshtojë propozimet që po i bën Veliaj.
Para dy ditësh aktori Romir Zalla, gjatë fjalës së tij në protestë akuzoi qeverinë se disa aktorëve u janë ofrua 100 mijë euro dhe shtëpi, për të mos folur kundër prishjes së Teatrit Kombëtar.
Zalla tha se teatri ka më shumë se 20 vite që po rrënohet. Dhe e gjithë kjo vjen si pasojë e ndarjes që iu është bërë artistëve. “Ne na kanë ndarë në të vjetër dhe në të rinjë, me rrogë pa dhe rrogë, të jashtëm dhe të brendshëm, të kuq dheme ngjyrë blu. Teatri po prishet çdo ditë”.
Gjithashtu ai shtoi se e di se çfarë do të bëhet me ndërtimin e teatrit të ri.”Një kioskë ultra-moderne, një çakmak me shtatë shishe uiski të shtrenjta”, tha ai.

 

Artikulli paraprakShqipëria futet në kolaps brenda dy javësh nëse Rama merr 600 mijë sirianë
Artikulli tjetërProtesta për Teatrin/ Regjisori: Qeveria po e përdor Veliajn për të blerë artistët