Protesta për Teatrin/ Regjisori: Qeveria po e përdor Veliajn për të blerë artistët

Gjatë një fjalimi në protestën që po zhvillohet kundër shembjes së Teatrit, regjisori Alert Çeloaliaj ka zbuluar se çfarë ka biseduar me kryebashkiakun Erion Veliaj.
Çeloaliaj u shpreh se biseda ishte tërësisht private dhe diskutuam privatisht problemet tona. “Unë nuk isha si përfaqësues i Sindikatës së Artistëve të Skenës dhe Teatrit, por si Alert. Kushti kryesor është pezullimi i këtij projetligji. Është e qartë se çfarë qëndrimi do të mbajë Veliaj. Qeveria po përdor Veliajn kundër ne artistëve.
Ato do ta votojnë ligjin në seancën e fundit parlamentare kur ne të jemi me pushime. Ne kemi këkuar prej 4 muajsh. Bisedimet me negociatorin Veliaj do të jenë shterpë. Kemi nevojë për ndihmë nga gjithë qytetarët e Tiranës. Ne do të jemi dhe do të vazhdojmë protestën tonë. Për të frenuar projektligjin në Parlament dhe për ta kundërshtaur”, u shpreh Çeloaliaj.
Artistët janë mbledhur sërish gjatë ditës së sotme, për të protestuar kundër prishjes së Teatrit Kombëtar dhe ndërtimit të kullave.
Kësaj proteste i janë bashkuar qindra qytetarë shqiptarë. Ndërkohë në mbështetje të tyre ka dalë edhe partia demokratike.
Ja çfarë shkruan Basha: ‘PD në krah të artistëve, kundër grabitjes së pronës publike nga Rama dhe mafia e ndërtimit’.
Teatri Kombëtar prej disa muajsh është kthyer në mollë sherri mes artistëve dhe qeverisë. Nga njëra anë janë artistët të cilët kërkojnë një tetarët dinjitoz, ndërsa në anën tjetër qeveria që ju ofron atyre ‘Kulla’.

Artikulli paraprakVeliaj sherr me regjisorin, e takon “fshehurazi” për ta bindur të mos dalë në protestë për Teatrin
Artikulli tjetërShqiptarët të ngrihen për të ndalur këtë maskaradë!