Është cilësuar provokim. Është cilësuar si politik. Por, festimi i Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit pa dyshim se është festimi më i bukur në botë.
Sportivja spanjolle AS ka publikuar një opinion të gazetarit Aritz Gabilondo i cili nga Rusia ka dhënë vlerësimet e tij për festimin shumë të komentuar të djemve shqiptarë të cilët pothuajse i dhanë fund Serbisë për ëndrrën e një gjenerate që ata e quajtën “të artë”.
Gabilondo në shkrimin e tij vlerëson se në Rusi festimi është cilësuar si festim politik para Serbisë dhe gjëja më e keqe është që ka ndodhur në Rusi, në shtëpinë e një prej aleatëve më të mëdhenj të Serbisë.
“Në një ndeshje të Kupës së Kosovës ishte e zakonshme që të dëgjoje thirrje “Kosova është Serbi”, këngë politike kjo. Festimi i komentuar i Xhakës dhe Shaqirit në qëllimet e tyre kundër serbëve kanë shkaktuar aq shumë goditje. Të dy e bënë me duart simbolin e “shqiponjës së dyfishtë” shqitpare, një gjest që ka kaluar nëpër botë për shkak të komponentit të tij të fortë politik”, shkruan Gabilondo në opinionin e tij.
Ai më tutje cilëson se ky veprim ka goditur mbi të gjitha rusët pasi që ka ndodhur në territorin e tyre.
E më së shumti sipas Gabilondos është irrituar presidenti Vladimir Putin, i cili në ceremoninë e hapjes mbajti një fjalim më shumë se dy minuta (i pazakontë për një Botëror) e që u mirëprit nga vizitorët e huaj pasi bëri thirrje për paqe e harmoni.
Sipas po këtij gazetari Putini është ndjerë i provokuar pasi e provokuar është ndjerë edhe Serbia nga ky festim dhe se tash po shqyrtohen hapat që duhet ët ndërmerren për të reaguar.
Shkrimet dhe komentet do të vazhdojnë, por një gjë është e pakthyeshme – mbrëmja historike dhe fluturimi i shqiponjave mbi Kaliningrad në formën më triumfale të ëndërruar nga secili shqiptar, e që as skenari më i bukur në botë nuk do të mund ta shkruante një përfundim të tillë kaq të bukur.