Spiropali nxjerr jashtë socialistët nga Komisioni, Spahia: Integrimi po mbahet peng nga kjo qeveri

Debate të ashpra në Komisionin e Shëndetësisë. Komisioni drejtohej nga deputetja e PS, Elisa Spiropali, e cila ka tentuar ta pengojë deputetin e PD, Bardh Spahia të demaskojë qeverinë. Por, Spahia e ka marrë fjalën duke ngritur çështjen e integrimit të Shqipërisë, që po mbahet peng nga kjo qeveri dhe mazhorancë.
“Nuk ka integrim të Shqipërisë pa plotësuar kushtet, pa zgjedhje të lira dhe të ndershme, pa një reformë të vërtetë në drejtësi, që të mos mbrojë Saimir Tahirin, Fatmir Xhafajn, të mos luftojë më të tëra forcat krimin, tha Spahia në mes të zhurmës dhe tentativave të Spirapalit për ta ndalur. Nuk mund të ketë integrim, kur dy ministra rendi njeri pas tjetrit janë të lidhur ngushtë dhe njihen si drejtues të trafikut të drogës”.
Spiropali, në kushtet kur Spahia nuk e ka ndalur fjalën, ka njoftuar 5 minuta pushim dhe ka dalë nga salla duke marrë me vete, deputetët e mazhorancës.
Deputetën e opozitës nuk kanë lëvizur nga salla.
Debati
Spahia: Nuk mund të ketë integrim pa luftuar krimin, kultivimin e drogës dhe korrupsionin…
Spiropali: Mund ta mbyllësh pak?!Vazhdojmë me nenin 1, bëhen këto shtesa…
Spahia: Nuk mund të ketë ingetrimpa luftuar trafikun e drogës dhe kultivimin e saj…
Spiropali: Në nenin 1 bëhen këto shtesa…
Spahia: Nuk mund të ketë integrim pa nëj reformë zgjedhore që të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme…
Spiropali: Po prapë do t’i humbni, kot e keni…Kështu që të bëjmë reformën. Tani të lutem, mbylle mikrofonin, të vazhdojmë mbledhjen…
Pampuri: Rama i fton qytetarët në turet e llogaridhënies dhe i ofendon kur ata kërkojnë fjalën për të folur.

Artikulli paraprakRefugjatët, skenar përbindësh i Ramës
Artikulli tjetërSalianji nxjerr fotot: Lika dje u kap me miliona euro, PS e shpëtoi nga burgu dhe e përdori për paratë e drogës