Balla ka një hall të madh. Ai është vënë në kërkim të njeriut që e spiunoi për ngarkeswn e 3.4 milionë eurove në Toyotën Jaris. Në një prononcim për mediat Balla tha se, është spiunuar nga SHISH.
Megjithëse policia e ka thënë zyrtarisht se informacioni për makinën e mbushur me 3.4 milion euro ishte i ditur nga shërbimet vendase, Taulant Balla e ka theksuar edhe njëherë këtë fakt. Pasi i tha gazetarëve se nuk kishte asnjë lidhje me të arrestuarit, Taulant Balla u kujdes të skatësojë se informacioni për Bashën erdhi nga ndonjë agjent në SHISH dhe jo nga shërbimet e huaja.
“Në fillim e mora me shaka, kam qeshur me këtë budalla që papërgjegjshmërinë e merr për avantazh. Këput budallallik se hajt se nuk më merr njeri seriozisht. Pas konsulotimit, mendova që këtë budalla mos ta lë me kaq, por t’ia kthej në mësim. Ka ende ndonjë agjent në SHISH, që transferon SMS informacioni konfidencial dhe që do formulohet me detaje kallëzimi penal. Si mund të flasë në këtë mënyrë ish Ministri i Brendshëm, ish Ministri i Jashtëm, “ai që qesh më fort, tha, e ka një hall”, u shpreh Balla.
Nëse informacioni për 3.4 milion euro do t’i ishte dhënë Lulzim Bashës nga shërbimet partnere, kjo do t’i rëndonte pozitat e kryetarit të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Ballës dhe do të përforconte dyshimet për mungesën e besimit që ekziston tek policia shqiptar