Kërdia me vjedhjet, denoncimi i familjarit: Policia është palë më hajdutët, më kanë kërcënuar

Prej disa ditësh në fshatin Rrilë të Lezhës janë kryer një seri vjedhjesh të banesave dhe të bagëtive.
Banorët denoncojnë policinë, pasi sipas tyre është bërë palë me hajdutët, duke i lënë ata në mëshirë të fatit.
I zoti i shtëpisë që është grabitur së fundi, Ndue Karaçi shprehet se ai është kërcënuar nga oficeri i policisë: Policia është bërë palë me hajdutët, më ka kërcënuar oficeri i policisë se do ta zgjidhim privatisht. Në fshat ka vjedhje çdo natë, policia nuk reagon por e mbyll privatisht me familjarët që të mos bëjnë denoncime.
Edhe në Elbasan policët bashkëpunojnë me kriminelët dhe sekserët. Inspektori i Policisë, Idajet Sina, me detyrë Ndihmës Specialist për Policimin në Komunitet (SPZ) në Stacionin e Policisë Belsh, në Komisariatin e Policisë Cërrik akuzohet për veprën penale “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.
“Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se ka favorizuar banorë të zonës që ai mbulon në cilësinë e Ndihmës Specialistit për Policimin në Komunitetit të kryejnë ndërtime të paligjshme”.
Për punonjësin e policisë Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan caktoi masën e sigurisë “Arrest me burg”.
Në kuadër të hetimit u morën të pandehur shtetasit S.K, D.K, Th.Ç dhe Z.K., banorë të Njësisë Administrative Seferan e Belshit, zonë e cila mbulohej nga Inspektori Sina.
Të katërt shtetasit akuzohen për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.
Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë çështje.

Artikulli paraprakHitzfield: I tërë kombi tani duhet të qëndrojë pas Shaqirit dhe Xhakës
Artikulli tjetërBerisha, i mahnitur nga bukuritë e Rugovës dhe pritja e ngrohtë në Kosovë, ka një mesazh për shqiptarët