Ditën e djeshme kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, publikoi në rrjetet sociale lajmin se kishte arritur një marrëveshje me një grup artistësh për ndërtimin e një Teatri të ri Kombëtar.
Siç duket, sipas marrëveshjes së arritur, ndërtimi i Teatrit të ri Kombëtar do të jetë identik me ndërtimin e stadiumit Arena Kombëtare.
Këtë e ka bërë të ditur vetë kryebashkiaku Veliaj me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku me një grup aktorësh kanë vizituar terrenin e ndërtimit të stadiumit.
Veliaj shkruan se siç premtova, sot me aktorët për të parë në terren realizimin e stadiumit Arena Kombëtare me modelin identik që do të përdoret për Teatrin e Ri
“Beso dhe kontrollo!
Siç premtova, sot me aktorët për të parë në terren realizimin e stadiumit Arena Kombëtare me modelin identik që do të përdoret për Teatrin e Ri – e pabesueshme sa ka ecur puna! Ja mor miq, kur punojmë, bëjmë mrekulli! Njësoj dhe me Teatrin! FORCA!”
Së bashku me Veliajn, mes aktorëve, të cilët janë shprehur pro ndërtimit të një Teatri të ri Kombëtarë ishin Gazment Paja, Erion Isai dhe disa të tjerë.