Ekzekutimi mafioz i shoferit të Fatmir Xhafës, 7 plumba në mur dhe një në kokë

Kemi të bëjmë me një ekzekutim tipik mafio ë shoferit të Fatmir Xhafës. Në vendin e krimit janë zbuluar 7 plumba në murin e garazhdit dhe një në kokën e shoferit të ministrit. Eshtë e qartë se në këto prova të patjetëresushme të dëshmirarëve rrëzojnë versionin e Fatmir Xhafës për vetvrasje të shoferit. Këto prova flasin qartë se kemi pasur të bëjmë me një përleshje të vërtetë dhe ekzekutimi ka ndodhur Brenda një institucioni shtetëror.
Fatmir Xhafa po manipulon të vërtetën e ekzekutimit. Në mediat e kontrolluara prej tij po jepet version i vetvrasjes së shoferit në një kohë që ende nuk janë kryer as hapat e parë të hetimit të kësaj vrasje. Pse po nxiton fatmir Xhafa ta shpallë si vetvrasje ekzekutimin e shoferit të tij?
Përse ai nuk ka pritur që këtë verdikt ta japin hetimet, që megjithëse kontrollohen po prej tij do të duhet ta zbukuronin këtë krim me nuanca të tjera manipulative? Sa i besueshëm është Fatmir Xhafa kur nxit shpalljen e këtij krimi si vetvrasje në një kohë që e shkuara e tij e bën atë krejtësisht të pabesueshëm.
Nuk duhet harruar se Fatmir Xhafaj ka qenë hetues në kohën e diktaturës dhe ka torturuar qytetarë në qytetin e Krujës. Njerëzit që janë torturuar prej tij janë ende gjallë dhe kanë dëshmuar publikisht mbi këto krime të Xhafës dhe megjithatë ministri i Brendshëm edhe 30 vjet pas atyre torturave i mohon dhe nuk e pranon të vërtetën.
Sa i besueshëm është ky ish hetues i Diktaturës tani të shpallë po nga zyra e tij ekzekutimin e shoferit të tij si vetrvrajse?
Shumë pikëpyetje ngrihen mbi këtë nxitim të Xhafës dhe dyshimet lidhen direkt me aktivitetin mafioz tyë drogës të familjes së ministrit të Brendshëm.
A kemi të bëjmë me zhdukje dëshmitarësh, a kemi të bëjmë me një akt kriminal për ti mbyllur gojën një dëshmitari të bisedave me element krimi?

Pse Xhafaj duhet të japë dorëheqjen
Garda e Republikës, Policia e Shtetit dhe Ministria e Brendshme fshehën ngjarjen e rëndë të ndodhur brenda Gardes së Republikës.
Për dijeni të publikut, vrasja e shoferit të Fatmir Xhafës iu bë e njohur medias dhe publikut nga Partia Demokratike menjëherë sapo ne morëm informacionin.
Që prej fillimit, pati përpjekje për të manipuluar këtë ngjarje, nga më të rëndat që implikon drejtpërsëdrejti Ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Policia private e Fatmir Xhafës po bën çdo përpjekje që ajo të duket si një vetëvrasje me 3 plumba.
Por ne jemi të bindur se ngjarja është një vrasje mafioze, ndoshta edhe më e rrezikshme sesa vrasja e shoferit të familjes së Prokurorit të Përgjithshëm Theodhori Sollaku në mes te bulevardit në vitin 2003.
Në njoftimin e vet, Policia e Fatmir Xhafës nuk jepte shpjegime sesi ka mundësi që brenda Gardës së Republikës askush nuk ka dëgjuar 3 të shtëna armë me breshëri automatiku, siç thuhet në njoftim!
Kjo dhe rrethana të tjera që po i verifikojmë, tregon se vrasja e shoferit të Fatmir Xhafës është e tipit mafioz, e kryer me silenciator.
Me një Polici që e kontrollon vetë, me një Prokurori plotësisht nën urdhrat e tij, Fatmir Xhafaj duhet të japë menjëherë dorëheqjen! Të mos fshihet pas lotëve të krokodilit, por të japë dorëheqjen dhe t’i hapë rrugë një hetimi të pavarur.
Me Fatmir Xhafën Ministër të Brendshëm, e vërteta e vrasjes mafioze nuk do të dalë në dritë!

Artikulli paraprakVritet shoferi i ministrit Xhafa në Gardë, policia fsheh krimin dhe manipulon provat
Artikulli tjetërShërbimi kriminal, BalkanWeb e shpall të vetvrarë shoferin e ministrit para se këtë ta bëjë edhe vetë policia!