Në krye të manipulimit të së vërtetës për ekzekutimin mafioz të vëllait të ministrit të Brendshëm po përdoret portal “Balkanweb”. Ky portal nxitoi vetëm pak moment pasi doli lajmi i vrasjes së shoferit të ministrit se kemi të bëjmë me vetvrasje.
Aq shumë u nxituan të manipulojnë të vërtetën sa ja kaluan edhe vetë policies nw kwtw shpallje publike. Në këtë rast kemi të bëjmë me një shërbim kriminal mediatik që nuk mund të jetë i ndryshëm nga dora e vrasësit. E njëjta dorë vrasësi që qëlloi mbi shoferin e ministrit manipulon edhe në Balkkanweb krimin.
Prej të paktën dy javësh ky portal mediatik është vënë në shërbim të Fatmir Xhafës dhe rasti i sotëm tejkalon çdo imagjinatë të një media sepse bëhet palë me vrasësit dhe kërkon të manipulojë opinionin publik me një krim të rëndë të kryer Brenda një nga institucioneve kryesore të shtetit si Garda e Republikës.