Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit gjatë ditës së sotme. Bëhet e ditur se, një përson ka plagosur me thikë dy policë në Elbasan pasi është tentuar që të ndalohet prej tyre.
Ngjarja në ka ndodhur lagjen “5 maji” të qytetit ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe ndodhen në vend ngjarje.
Sipas njoftimeve të para dy punonjës e policie kanë mbetur të plagosur me thikë mëngjesin e kësaj të hëne. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “5 maji”. Autori ka qenë një rom i cili më herët kishte grabitur një dyqan. Nën kërcënimin e thikës ai ka marrë një shumë parash në dyqan dhe është larguar menjëherë.
Pronari i biznesnit Ardian Kuka ka njoftuar policinë pas ngjarjes dhe blutë kanë mbërritur në banesën e autorit të dyshuar, ku edhe kanë gjetur shumën e parave të grabitura. Në këtë moment, autori godet me thikë dy efektivë duke i lënë të plagosur. Ai është prangosur menjëherë nga policia, ndërsa vijon puna për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.