Kjo është një foto e bërë sot në oërt e para të mëngjesit. Në to dallohen forca të policisë që janë duke futur në oborrin e Parlaentin armatim të rëndë kundër protestuesve. Për të mos rënë në sy, policët i kanë shkarkuar armatimet nga oborri i xhamisë që është në ndërtim. Në thasë dallohen qartë se ka automatikë dhe armë të tjera. Kur regjimi arrin në fund, atëhere e shikon shpëtimin tek mbajtja me armë e pushtetit përballë një populli gjithmonë dhe më shumë të revoltuar. Kjo është një përpjekje e kotë sepse fudni I Rmaës dhe bandës së tij ëhstë afër dhe nuk do të mund ta shpëtojnë zagarët e tij të armatosur.
Kauzës së artistëve për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar u janë bashkuar edhe qindra qytetarë të tjerë, të cilët po protestojnë para parlamentit, ku deputetët priten të votojnë projektligjin e kundërshtuar për teatrin, të cilin qeveria Rama e ka hartuar si një masë të jashtëzakonshme për të shembur teatrin aktual kombëtar, duke i dhënë një pjesë të tokës publike kompanisë zhvilluese Fusha sh.p.k me qëllim ndërtimin e një teatri të ri.
Ndërsa jashtë parlamentit protestuesit këndonin himnin kombëtar, nga brenda sallës ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro mbrojti dhe një herë projektligjin duke e quajtur teatrin “në gjendje emergjente”, të cilës opozita iu përgjigj se ishte një “gjendje emergjence për vjedhje nga qeveria”. Projektligji pritet të votohet më vonë sot, pasi ministrja Kumbaro mori kohë për hartimin e përgjigjjeve të pyetjeve të deputetëve opozitarë.
Prej disa muajsh qindra persona, kryesisht artistë dhe aktivistë, kanë shprehur kundërshtimin e tyre për këtë plan të qeverisë, duke kërkuar tërheqjen e projektligjit, restaurimin e teatrit kombëtar, ndërtimin e një teatri të ri në një vend tjetër dhe moscënimin e territorit të teatrit kombëtar.
Ekspertët ligjorë gjithashtu kanë kritikuar mënyrën si qeveria po vepron, pasi sipas tyre nxjerrja e një projektligji të posaçëm si një shmangie të garës për fitimin e tenderave publikë.
Projektligji që ndodhet sot në parlament, për të cilin opozita është shprehur kundër, synon t’ia japë kompanisë ndërtuese tokën e lakmueshme në qendër të Tiranës për 470 euro metri katror.
Qeveria dhe bashkia pohuan se janë gati të negociojnë me firmën Fusha për t’i dhënë asaj një pjesë trualli pronë publike për ndërtimet e veta në këmbim të një teatri të ri në të njëjtin vend.
Projekt-ligji kaloi me procedurë të përshpejtuar në komisionet parlamentare, megjithë kundërshtimet e deputetëve të opozitës, të cilët dyshojnë për një aferë të rëndë korruptive në dëm të kulturës kombëtare.
Ata iu bashkuan dje protestës disa-javëshe të qindra qytetarëve, artistëve dhe veprimtarëve, që kundërshtojnë shembjen e Teatrit Kombëtar, si pjesë e trashëgimisë kulturore të Shqipërisë.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nënshkroi mbrëmë peticionin qytetar, duke u shprehur se edhe votat e opozitës janë kundër këtij projekt-ligji dhe se “Teatrin do ta mbrojmë me trupat tanë”.
Qytetarët dhe artistët kanë njoftuar një tjetër tubim protestues para parlamentit në përpjekje për të ndërgjegjësuar deputetët, që të mos e votojnë një projekt-ligj, i cili hap rrugën rrëzimit të një objekti historik me rëndësi të madhe për historinë e kulturës shqiptare.
Ata pohojnë se ndërtesa është funksionale dhe se është i mjaftueshëm një restaurim i thjeshtë, që të mbetet i sigurtë në këmbë edhe shumë dekada të tjera, ashtu si ndodh në shumë shtete të tjera me ruajtjen e objekteve historike.