Arrestohet për korrupsion Pittela, vëllai i lobuesit të Ramës në PE, Italia po ndryshon

Presidenti rajonal i Basilicatas në Itali, Marcello Pittella, është arrestuar dhe më pas gjykata ka vendosur që ta lejë në arrest shtëpie.
Pitella është vëllai i deputetit të PE-së, Gianni Pittella, një mik i afërt i Edi Ramës dhe lobuesi kryesor i Ramës në Parlamentin Europian. Duket se në Itali ka nisur një ndryshim i fortë politik ku në rrjetën e drejtësisë po bien peshqit e mëdhenj të korrupsionit të majtë.
Arrestimi është bërë mëngjesin e sotëm nga agjentët e Guardia di Finanza e Materas.
Hetimi ka të bëjë me emërime e konkurse në shëndetësinë e rajonit lukan.
Gjykata ka vendosur ‘arrest shtëpie’ për Pittellan, ndërkohë që në qeli ka përfunduar komisari i jashtëzakonshëm i ndërmarrjes sanitare provinciale të Materas, Pietro Quinto, i cili, përmes avokatit të vet, ka dhënë tashmë dorëheqjen nga detyra.
Në burg edhe drejtorja administrative, Maria Benedetto.
Javët e fundit, dega rajonale e Partisë Demokratike Italiane i kishte dhënë Pitellas, vëllai i Senatorit dhe deputetit të PE-së Gianni Pittella, mandatin për të garuar sërish në zgjedhjet për parlamentin rajonal, në program në fillim të vitit të ardhshëm.

pitella

Artikulli paraprakBE mbyll rrugët e Mesdheut për refugjatët
Artikulli tjetërA do të largohet ministri? Majko: Largohem nga qeveria dhe nuk votoj shembjen e Teatrit, Rama: Ik!