Denoncimi/ “Çuni i vëllait i zhdukur prej 5 ditësh, mund ta kenë vrarë, policia nuk reagon”

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qyetari, i cili denoncon humbjen e një personi që rezulton i zhdukur prej 5 ditësh. Qytetari shkruan se, Policia e shtetit nuk po reagon fare qe nga data 6 korrik eshte bere denoncimi ne komisarjatin e Laçit edhe nuk reagojne as Laçi as Kruja.
Postimi i plotë i Berishës
Zhduket prej 5 ditesh ne zonen e Nikles i riu Keisi Elion Hysa, narkopolicia hesht per krimin!
Lexoni mesazhin e familjarit dixhital. sb
“Zoti Berisha jam nje qytetar nga Laçi me emrin Asllan Hysa. Kam nje problem te jashtzakonshem. Me dat 5 ora 9:30 ka humbur kontaktet çuni i vllajt me emer Keisi Elion Hysa ne zonen e Nikles Fushe-Kruje dyshoj qe edhe mund te jete vrare. Policia e shtetit nuk po reagon fare qe nga data 6 korrik eshte bere denoncimi ne komisarjatin e Laçit edhe nuk reagojne as Laçi as Kruja. Ju lutem me ndimoni se s’po gjejme zgjidhie. Faleminderit”.

policia fnsh

Artikulli paraprakBreshëri plumbash në një nga zonat më të populluara të Durrësit, policia fsheh ngjarjen
Artikulli tjetërPolicia e Vlorës ndalon me dhunë protestën e PD kundër trefishimit të çmimit të ujit