Rama skemë mafioze për të larguar 2 mijë naftëtarë nga puna në Albpetrol

Rreth 2 mijë naftëtarë rrezikojnë që të hidhen në rrugë nga Albpetroli pa asnjë keq ardhje madje duke shkelur çdo ligj të Shqipërisë.
Janë vetë naftëtarët e Albpetrolit, të cilët kanë denoncuar skemën që po përgatitet për të hequr nga puna 23 mijë punonjës.
Sipas tyre me anë të konçensioneve që po jep kjo qeveri, kompania private po përgatit largimin nga puna të 2 mijë njerëzve, duke mos marrë parasysh ligjet për punësimin në vend.
Denoncimi është bërë publik nga ish-kryeministri Sali Berisha në Facebook.
Ja çfarë shkruan Berisha:
Përgatitet linçimi nga puna i 2000 naftëtarëve të Albpetrolit nga Rama dhe mafia e tij e naftës!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
“Pershendetje doktor!
Nje shqetesim doja te ndaj me ju.
Une jam nje punonjese e Albpetrol dhe ndjej keq ardhje te vecante si per vete edhe per rreth 2000 vet qe po behen gati ti hedhin ne rruge e t’i lene pa pune per shkaqe privatizimi zhvatje dhe vjedhje te hapur qe po bejne perdite.
Duke mos respektuar asnje ligje e asnje kriter,si per dhenien me konçesion te vend-burimeve te mbetura por edhe per trajtimin e punojsve te tij(jane gati per ti hedhur ne rruge duke mos respektuar asnje presje te kodit te punes,se per ligje te shoqerive aksionere jo e jo),si per ato njerez qe jane prag pensioni dhe per te rinjet.
Duke te falenderuar perzemersisht dhe me shprese gjysem te vdekur se mund te behet dicka, te uroj nje pasdite te qete”.

Artikulli paraprakZbulohet skandali, Rama emëron drejtorë dy të kërkuar në Belgjikë për trafik prostitucioni
Artikulli tjetërRama rrezikon deri në 8 vjet burg, padia e opozitës tek Krimet e Rënda