Ky lojtar është humbësi më i madh i Botërorit

 

E mbani ndoshta mend ndeshjen e parë të Kroacisë ku fitoi nga Nigeria 2-0.
Një fitore e bukur dhe një këmbë e mbarë për Kroacinë në këtë Kampionat Botëror.
Sulmuesi i Milanit, Nikola Kalinic, ishte në bankë në ndeshjen kundër ‘Super shqiponjave’. Trajner i Kroacisë, Zlatko Dalic, e ka ftuar të futet në lojë në minutën e 85-të, por që ai refuzoi.
Kalinic kishte thënë se nuk po ndjehet mirë nga një dhimbje në shpinë, por që pastaj u kuptua që kjo nuk qëndronte.
Në vend të tij u fut në lojë Marko Pjaca, duke luajtur për disa minuta në ndeshjen hapëse.
Të nesërmen trajneri me federatën morën vendim që ai të përjashtohet nga Kombëtarja për arsye disiplinore.
Kroacia aktualisht mund të ketë vetëm një numër 9 natyral, si Mario Mandzukic, por që kanë marr rezultat të jashtëzakonshme.
Kalinic që ka kaluar nga Fiorentina te Milani, në fillim të edicionit të kaluar.

Artikulli paraprakDy këngëtaret shqiptare që do të këndojnë në finalen e Botërorit
Artikulli tjetërKa filluar të kalbëzohet, kjo është faza e fundit e tij