Rama më i izoluar se kurrë. Ndërsa në rrjet po bëjnë xhiro fotot e jargavitjes së Ramës rreth liderve të vendeve të NATO-s për të kapur një shtrëngim duarsh, ajo që ka rënë në sy është se edhe zyrtarisht Ramën kanë refuzuar 7 takime zyrtare të kërkuara prej tij.
Ish-Kryeministri Berisha ka denoncuar këtë fakt duke mos dhënë emrat e liderve të botës që refuzuan të takojnë Ramën. Ajo që është parë publikisht është përulja e Ramës përpapa karriges ku qëndronte ulur Presidenti amerikan, Trump, ndërsa është parë po ashtu që Ramë vërdallisej rreth Presidentit francez Macron që po ashtu të mund ti kapte një shtrëngim duarsh.
Rama ka postuar një foto të shtrëngimit të duarve me Trump, të cilin e ka mbërthyer sapo ai është ngritur nga karrigia ku ishte ulur dhe e ka pasur të pamundur që ta evitojë.
Postimi i Berishës
Edvin Kristaq Rama me i diskretituari ne Samitin e NATO-s!
Te dashur miq, Edvini ishte ne Samitin e NATO-s njeriu me i diskretituar. Ai shkoi aty jo vetem si Noriega i Europes por dhe si njeriu qe protestoi me portrete te Enver Hoxhes kunder anetaresimit ne NATO dhe uli nga 2.21% qe ishin para vitit 2013 ne ne 1.1% buxhetin per NATO-n.
Ne Samit atij i refuzuan 7 takimet e kerkuara me lideret e 3 vendeve te tjera. Per te mbuluar sadopak diskretitimin e tij te plote, lepihej dhe perpiqej te nxirrte ndonje foto nga Samiti per te mashtruar publikun me takime qe nuk ndodhen kurre! sb