Detaje të reja për vrasjen e dyfishtë në Shkodër, makina e krimit ishte vjedhur në Tiranë

Kanë kaluar dy ditë pas ngjarjes së rëndë në Shkodër, e cila përfundoi me një vrasje të dyfishtë të dy bashkëshortëve, ndërsa autori është ende i lirë.
Nga të dhënat e deritanishme, mësohet se autori kishte parkuar makinën dhe priste çiftin të mbërrinte me automjetin e tyre. Sapo ka pikasur çiftin që mbërriti, autori qëlloi në drejtim të tyre me breshëri plumbash.
Në këtë moment, Boran Berçana, i cili drejtonte automjetin tip “Benz”, ka tentuar t’i largohet autorit. Por, fati nuk e ka ndihmuar sepse makina e tij është përplasur me muret e tunelit të pallatit.
Autori, në këtë moment nuk e ka pasur të vështirë, ndërsa ka derdhur 27 plumba mbi çiftin, 21 prej të cilave kanë goditur trupin e Boran Berçanës.
Grupi hetimor i çështjes së vrasjes së dyfishtë në Shkodër, ka sekuestruar pamjet filmike të një biznesi që ndodhej aty pranë ngjarjes, ndërkohë që mister ngelet pista e krimit.
Autori pak pas vrasjes së çiftit është larguat me një mjet “Benz C Class” në drejtim të lagjes “Kiras”. Më pas ai ka marrë drejtimin në Zooteknike, duke u ndalur në zonën e By Pass-it të Shkodrës që është në ndërtim e sipër, ku dhe i ka vënë flakën mjetit, brenda të cilit ishte dhe arma.
Ndonëse nuk dihet ende identiteti i autorit, mësohet se ai është relativisht i gjatë, ndërsa gjatë kohës që kreu krimin mbante një kapele në kokë. Mësohet se mjeti tip “Benz C Class” që u përdor për krimin është vjedhur në Tiranë, ndërsa pjesët e makinës janë marrë në vende të ndryshme dhe mjeti është montuar.

Artikulli paraprakAleanca e re e BE me Kinën kundër Trump, shifrat e luftës ekonomike që sapo ka nisur
Artikulli tjetërBurrë e grua “kokat” e trafikut të heroinës dhe kokainës, 73 vite burg për 8 shqiptarë në Itali