Presidenti Ilir Meta dhe homolgia kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviç zhvilluan një konferencë të përbashkët për shtyp.
Në fjalën e tij, kreu i shtetit Ilir Meta i konsideroi të shkëlqyera marrëdhëniet me Kroacinë, ndërsa vlerësoi kontributin ka dhënë për Shqipërinë në proceset integruese.
‘Kroacia dhe Shqipëria kanë një miqësi mjaft të hershme dhe kjo vërtetohet nga shumë momente të rëndësishme historike. Falënderoj miqtë tanë kroatë, që na kanë mbështetur pa kushte në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE’, tha Meta në konferencë për shtyp.
Nga ana tjetër, presidentja kroate evidentoi gjithashtu miqësinë shqiptaro-kroate në fjalën e saj dhe tha se diskutimi i sotëm lidhet me forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.
‘Shqipëria ishte miku i Kroacisë atëherë kur miqtë ishin të paktë. Dialogu ynë ka lindur që në vitet e para të pavarësisë tonë dhe ne sot diskutuam për të fuqizuar edhe më tej bashkëpunimin mes dy vendeve.
Sot diskutuam për bashkëpunimin mes Kroacisë e Shqipërisë dhe Shqipëria ishte miku jonë kur miqtë ishin të paktë. Na mbështetën gjatë luftës në Kroaci. Ne e vlerësojmë këtë mbështetje. Nga komuniteti shqiptar në Kroaci, që janë rreth 10.000 shqiptarë, 2.500 ishin vullnetar në luftën e Kroacinë, 87 humbën jetën 37 janë të zhdukur. Kjo është një çështje shumë e madhe për ne dhe i jemi mirënjohës shqiptarëve që luftuan për lirinë e vendin tonë”, tha Kitaroviç, në një konferencë të përbashkët me kreun e shtetit Meta, nga Presidenca.