Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot dëshminë e një polici të komisariatit të Shkodrës lidhur me Safet Rustemin (Bajrin), një ndër personat më të kërkuar nga drejtësia belge.
Në mesazhin e policit thuhet se Safet Rustemi është çdo ditë në Shkodër, lëviz me makina të blinduara dhe dy pistoleta dhe ka mbrojtje direkte nga policia e shtetit dhe vetë kryeministri Rama.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Safet Rrustemi mbrohet direkt nga Rama!
Lexoni denoncimin e policit dixhital. sb
“Pershendetje doktor jam polic ne komisariatin e Shk. Te lutem shum mos e publikoni emrin ose adresen time edhe pse e kam jo me emer tim. Ato jane aq te fuqishim saqe mund ta gjen SAFET RRUSTEMI OSE SIQ eka nete vertet SAFET BAJRI eshte gjdo dite ne shkoder sidomos ne rrethinaat e shkoders dobrac. Ai takon çdo dite me policine por ajo vetem e nderon dhe nuk guxon ta preke masi ate e mbron shteti, vete Edi Rama qe ka familjen e Bajrve baze kryesore ne Shkoder, e mbrone gjdo deputet i partise socjaliste, safet bajri eshte gjdo dite ne shk ose ne velipoje, perdor makina te blindura, ecen me 2 pistoleta 17she e tj e tj, ju lutem por ju lutem mos e shkruani emirin tim persa i perket vrasjes se qiftit safeti”.