Denoncimi i policit: Komisariati i Hasit drejtohet nga trafikantë dhe hajdutë

Një punonjës policie nga Hasi i është drejtuar me një mesazh ish-Kryeministrit Berisha ku e informon se, shefi i komisariat të policisë së Hasit dhe shefi i krimeve në këtë komisariat kanë qënë të dënuar dhe vijojnë të drejtojnë komisariatin.
Në mesazhin e denoncuesit thuhet: “E keni dhe shefin e komisariatit Has të dënuar, imoral e trafikant dhe vazhdon detyrën e partisë si shef komisariati në Has. Gjithashtu, dhe shefin e Krimeve, vëllanë e Mira Dautit, kryetare e PS-së në Has”.
Postimi i Berishës në Facebook
Trafikante dhe hajdute shefa ne komisariatin e Hasit!
Lexoni mesazhin e policit dixhital. sb
“Përshendetje! I nderuar e keni dhe shefin e komisariatit Has të denuar, imoral dhe trafikant dhe vazhdon detyren e partisë si shef komisariati në Has, gjithashtu dhe shefi krimeve vëllai i Mira Dautit kryetare e PS Has, kuptohet sekret! Në vitin 2002 për falsikim të dokumentave shkollorë është denuar 6 muaj por ju ka konvenuar me kusht, ndërsa shefi i krimeve në vitin 2004është dënuar për vjedhje ka marrë 2 telefona celular një emigranti nga Anglia”.

auto Screenshot 41532509091

Artikulli paraprakRaporti i DASH, reagon Vasili: Qeveria në ikje po ndjek strategjinë e tokës së djegur, “të rrëmbejmë ç’të mundemi”
Artikulli tjetërSkandal! Koncesioni i Check-up dështoi, por Rama vazhdon të hedhë miliarda