Abonete e urbanit qe me pare shiteshin ne çdo kioske te thjeshte prej vitesh, sot i eshte hequr e drejta e tyre dhe po shiten eksluzivisht ne kioskat e pepsit qe ka ngritur Erion Veliaj ne te gjithe qytetin.
Per me teper ato me detyrim duhet qe shitesja te ngjisi fotografine tone ne momentin e blerjes, perndryshe nuk te shiten..
Ne asnje vend te botes nuk ndodh kjo, se ne momentin qe e paguan, ti ke te drejte t’ia japesh kujt te duash per perdorim.
Pershembull mund te semuresh nje muaj dhe te mos kesh mundesi te dalesh nga shtepia, ajo abone skadon sepse behet e paperdorshme, ne nje kohe qe fare mire mund ta perdorte nje tjeter pjesetar i familjes i cili per arsye financiare nuk e ka pasur mundesi te pajisej me nje te tille.
Kjo qe po ndodh tek ne e ka emrin vetem babezi per te thithur para sa me shume nga qytetari, nderkohe qe nuk mendohet as dhe nje lehtesi per te.
Vete Erion Veliaj, e trajton bashkine si ndermarrje private. Prisni kur edhe tregjet private, jo vetem kinkalerirat, te drejtohen nje dite nga shites qe do te jene punonjes te bashkise.
Bruna ISMAILI