Nedved premton surpriza tek Juventusi

Përfundimisht, operacioni i madh në sinergji me Milanin, është sistemuar: Juventusi ka rikthyer Leonardo Bonuccin në Torino, pas vetëm një viti, ndërsa Gonzalo Higuain dhe Mattia Caldara janë veshur kuqezinj për kënaqësinë e tifozëve dhe Gennaro Gattusos.
Bardhezinjtë duken të vendosur për të krijuar të ashtuquajturin “ekip të menjëhershëm”, ose një ekip të aftë, që tani të luftojë dhe fitojë Champions-in, çka përbën ëndrrën ose maninë që zgjat prej 22 vitesh, kur ata arritën triumfin përfundimtar në këtë kompeticion, pas finales së fituar kundër Ajax.
Në këtë funksion, Juventusi është i etur për t’u përforcuar më tej, për të rritur normën e përgjithshme të cilësisë, një mision që nuk mbaron me blerjen e bujshme të Cristiano Ronaldos. Zv.presidenti i “Zonjës së Vjetër”, Pavel Nedved, uke iu referuar merkatos, ka zbuluar për “Tuttosport”, pas fitores me penallti të miqësores kundër “MLS All Stars”: “Goditjet dhe surprizat nuk kanë mbaruar akoma…”
Ndoshta rekrutimet do të vazhdojnë në mesfushë, ku, përveç të madhit, ish-lojtarit bardhezi, Paul Pogba, vazhdon të ëndërrohet edhe Sergej Milinkoviç-Savic. Edhe presidenti Agnelli është i vendosur për të plotësuar një Juventus shumë konkurrues edhe jashtë Italisë. Në funksion të triumfit në Champions, me sa duket, disa surpriza ende mund të priten…

Artikulli paraprakInter mbetet “me gisht në gojë”!
Artikulli tjetërMerr zjarr debati politik në Prishtinë, LDK kundër Thaçit: Nuk ka mandat të copëtojë Kosovën