Shefi i stacionit të policisë Velipojë, sjellje të dhunshme ndaj turistëve

Shqipëria po njeh periudhën e saj më të zezë në lidhje me turistët. Plazhet në të gjithë venin raportohet të jenë thuajse të boshatisura. Numri i tyre konsiderohet më i ulti në këto dhjetë vitet e fundit.
Kjo lidhet me një sërë faktorësh. Faktori i parë është ai i krizës ekonomike ku mijëra familje shqiptare nuk kanë mundësi të bëjnë pushime. Sipas raporteve ndërkombëtare rreth 65% e familjeve në Shqipëri nuk kanë mundësi të bëjnë pushime. Por këtë vit një numër gjithnjë dhe më i reduktuar është ai i turistëve nga Kosova, të cilët ndryshe nga vite më parë kanë zgjedhur destinacione të tjera.
Arsyet kanë të bëjnë me rritjen e çmimeve si dhe me shërbimet jo të duhura ndaj pushuesve.
Këtyre faktorëve u shtohen edhe sjelljet e dhunshme të një sërë drejtuesish të policisë. Rasti flagrant është ai i dy ditëve më parë në Velipojë. Shefi I stacionit të policisë të Velipojës, Lirim Çoçja është përplasur me pushuesit ditën e dielë ndërsa qarkullonte në Velipojë dhe zonat e mbushura me turistë me pantallona të shkurtra dhe kanotiere.
Ai ka ushtruar dhunë ndaj qytetarit, Gjergji Cekaj pa asnjë arsye, por duke u përplasur me fjalë të fortësh nga makina të cilën ai drejtonte. Kur qytetari nuk ka duruar fjalët prej të forti të policit, I cili nuk kishte asnjë shenjë dalluese që ishte në krye të detyrës, ai i është përgjigjur duke i kujtuar të drejtat e tij dhe të drejtat e çdo shtetasi tjetër. Kjo ka sjellë një reagim të dhunshëm të policët me brekë të shkurtra, i cili e ka marrë forcërisht të riun, Cekaj për ta futur në qelitë e stacionit të policisë.
Kjo ka sjellë reagimin e familjarëve të Cekajt dhe banda e policëve është detyruar që pas disa orësh të mbajtura në stacionin e policisë e kanë liruar. Ne vend që turistët të gjejnë tek policia mbrojtësin e të drejtave të tyre, gjejnë dhunuesin dhe këto sjellje po i zbrazin plazhet shqiptare nga turistët.

Artikulli paraprakSi Basha paralajmëroi planin për shkëmbim territoresh: Rrezik për paqen!
Artikulli tjetërSkandal/denoncimi: Kreu i PS ka 8 muaj që më ka trafikuar vajzën dhe dy shoqe të saj