Maskat futen për të grabitur në një banesë dhe përleshen me familjen në Korçë

Katër persona të armatosur dhe me maska kanë shkuar për të grabitur një banesë në një fshat të Korçës. Por rezistenca e pronarëve të shtëpisë ka bërë që ata të përleshen dhe më pas grabitësit të largohen pa marrë gjë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 22.30, në fshatin Porodinë.
Autorët gjatë tentativës për të vjedhur, kanë lënduar lehtë njërin prej pjesëtarëve të familjes.
Informacion paraprak nga Policia e Korçës:
Më datë 12.08.2018, rreth orës 22.30, në fshatin Porodinë-Korçë, dyshohet se katër shtetas të maskuar, kanë hyrë forcërisht për të vjedhur në banesën e shtetasit E. D, 38 vjeç.
Menjëherë në vendngjarje, kanë shkuar shërbimet e Policisë ku sipas deklarimeve të pronarit të banesës, autorët dyshohet se kanë qenë të maskuar e armatosur dhe gjatë tentativës për të vjedhur, kanë lënduar lehtë njërin prej pjesëtarëve të familjes dhe më pas janë larguar duke mos arritur të realizojnë vjedhjen.
Nga ana e Policisë, janë ngritur pika të shumta kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim identifikimin e kapjen e autorëve, si dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakPaloka në shtëpinë e poetit Havzi Nela: S’do të lejojmë pjellat e monstrave të sundojnë
Artikulli tjetërËshtë e lehtë rruga e Kosovës: Të mos bëjë atë që bën Thaçi