Qytetarët denoncojnë tek Berisha: Krimi bën ligjin në Vlorë, drejtori i policisë bën trafik droge

Në qytetin e Vlorës mbizotëron krimi, terrori, kaosi dhe frika. Janë të shumtë qytetarët vlonjatë të cilët denoncojnë çdo ditë këtë gjendje të rënduar, ku së fundmi një njeri vrau 8 persona pa ju dridhur qerpiku i syrit.
Për këtë situatë të krijuar, vlonjatët kritikojnë dhe akuzojnë drejtuesit e policisë së shtetit dhe Ministrin Xhafaj, të cilët nuk po kryejnë më detyrën e tyre.
Një qytetar nga Vlora i është drejtuar më një mesazh ish-Kryeministri Berisha ku shkruan se, kjo situatë në Vlorë është krijuar qëllimisht nga Drejtori i policisë, i cili çdo ditë shantazhon dhe transferon nga detyra policë të shumtë me qëllim që të trafikojë drogë me familjen mafioze Xhafaj.
Postimi i Berishës në Facebook
Shkaqet e situatës së rëndë të rendit dhe sigurisë në Vlorë!
Qytetari dixhital denoncon Fatzi Drogën dhe narkodrejtorin e tij në Vlorë.
Lexoni mesazhin e tij. sb
“Pershendetje doktor!
Jam nje qytetar nga qyteti i Vlores dhe dua tju ve ne dijeni per ngjarjet ne kete qytet dhe per situaten ne fushen e Rendit dhe Sigurise Civile.
Doktor situata ne qarkun Vlore nuk ka qene e tille, policia merrte masat dhe rendi dhe qetesia publike ishte shum e mire ku dhe qytetaret kishin besim tek policia shtetit.
Kohet e fundit ne kete qytet jane shtuar shume ngjarje te renda kriminale ku kemi frike te jetojme ketu.
Kam pyetur disa miqte e mi qe jane oficera policie qe pse policia kaq e pa motivuar dhe e pa afte per te vene rendin dhe qetesine publike dhe ku situata ka dale nga kontrolli.
Ata me kane thene se kjo situate e tille ka ardhur si pasoje e drejtorit Policise Vlore, Gentjan Shehaj i cili ka diskriminuar gjithe efektivet e Policise Vlore, duke i ndershkuar me masa disiplinore dhe procedime ne prokurori per vepra penale, shkarkime dhe transferime nga detyra.
Keto i ben me qellim qe oficerat e policise mos te kene kopetenca dhe motivim qe te bejne detyren e tyre me qellim qe drejtori policise te trafikoje pa pengesa lende narkotike me familjen mafioze Xhafaj!
Ngjarja e fundit ishte tragjedi e madhe, ku dite per dite ne Vlore keto ngjarje jane si normale.
Ne raste te tilla drejtori i policise Vlore duhet te jape doreheqjen patjetr per keq menaxhim te ketij institucioni kaq te rendesishem.
Doktor ju lutemi shume jemi ne rrezik per jeten dhe pronen ne kete qytet.
Te perqafojme dhe te pershendesim doktor”.

Artikulli paraprakNjë skandal në të ashtuquajturin spital
Artikulli tjetërE bujshme nga Argjentina, Messi refuzon kombëtaren. Gati lamtumira…!