Turistët në bregdetin e Durrësit në vend të ajrit të pastër të detit po thithin aromat e gazrave që digjen në port.
Ky ka qënë denoncimi i një qytetari i cili është publikuar nga ish-Kryeministri Berisha.
Ky i fundit, ka publikuar edhe foton denoncuese si një “Nje miremengjes nga turistet e Durresit per piktorin deshtak”, siç është shprehur zoti Berisha për Kryeministrin Rama.
Postimi i ish-Kryeministrit Berisha
Një mirëmengjes nga turistët e Durrësit për piktorin deshtak!
Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital. sb
“Shiko çfare behet ne portin e Durresit, z Berisha kemi ardh per pushime jo te thithim aromen e plerave”.
Durrësi është lënë në dorën e bandave që bëjnë ligjin. Gjush betoni nuk e ka mendjen tek turizmi, por mendon si të shtojë paratë e tij. As qeveria nuk e ka mendjen tek Durrësi.
Ku është inspektoriati shteteror i mjedisit? Ku është Agjensia e bregdetit? Ku është kapiteneria e portit? Ku janë emergjencat civile? Ku është Agjensia turizmit?
Klosi u bë dy herë deputet në Durrës, por cilin qytetar durrsak promovoi? Asnjë. Veç ish kreut të PS Durrës, Konomi që ishte shef dogane për 3 muaj dhe e hoqën se kish dorë të rëndë. Ky e fiton konkursin si profesionist!
Kapitenerinë e portit e përlan vellai i deputetit të PS, Ndreu nga Mirdita. Ky e fitoi konkursin? Nuk kishte asnjë profesionist detar nga Durrësi? Nuk kishte asnjë profesionist tjetër peërveç atij që ka vëllain deputet? Këtu është kalbur kripa.