Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka në një deklaratë për mediat nga selia blu ka komentuar deklartaën e bërë nga Taulant Balla,i cili pranoi miqësinë familjare me Begon.
Sipas Palokës, Balla pranoi miqësinë familjare, por nuk shpjegoi çfarë e lidh me anëtarin e bandës së Lushnjës, trafikantin ndërkombëtar të drogës të dënuar me 21 vjet burgim dhe që mban 5 emra.
Në fjalën e tij Paloka tha se Balla duhet të jap llogari për këtë miqësi ka me Begon, si dhe duhet të jap dorëheqjen, pasi është i lidhur me krimin dhe drogën.
Po ashtu Paloka akuzoi Prokurorinë dhe policinë se po përdorin standard të dyfishtë për mikun trafikant droge të Taulant Ballës, ndaj të cilit nuk po zbatohet “Forca e Ligjit” për verifikimin e ligjshmërisë së pasurisë.
Deklarata e plotë e nënkryetarit të PD-së, Edi Paloka
“Njësoj si Saimir Tahiri disa muaj më parë, Taulant Balla nuk kurseu as djalin e tij, as fëmijët e mikut të tij trafikant ndërkombëtar droge për t’u dukur të dy si viktima në sytë e publikut.
Partia Demokratike hedh poshtë me neveri këtë përpjekje të turpshme të numrit dy të Partisë Socialiste, që përdor si mburojë pafajësinë e fëmijëve.
Sot, 3 ditë pas arrestimit nga autoritetet greke të trafikantit ndërkombëtar të drogës, Taulant Balla u detyrua të pranojë atë që e dinë të gjithë: se ai ka miqësi familjare me ish anëtarin e bandës më të pamëshirshme në Shqipëri, që është i dënuar në Itali me 21
vjet burg si trafikant i rrezikshëm droge dhe është shndërruar nga Rilindja në një biznesmen të fuqishëm ndërtimi.
Në çdo vend normal, një rrëfim i tillë për miqësi familjare me botën e krimit do të pasonte me dorëheqjen nga çdo funksion
politik. Në Shqipëri ky standard funksionon me shkarkim nga detyra për gjyqtarët, prokurorët dhe policët. Por nuk funksionon për Edi Ramën, Fatmir Xhafën dhe Taulant Ballën.
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste nuk iu përgjigj pyetjes kryesore që bëjnë shqiptarët dhe opozita:
Çfarë e lidh atë me një trafikant ndërkombëtar droge, pasuria e të cilit është shumëfishuar që nga lidhja e miqësisë me Taulant Ballën, që njihet, tani edhe si mr. Toyta Yaris?
Taulant Balla gënjeu publikisht, kur tha se miqësia me Edmond Begon nuk i ka dhënë trafikantit të drogës mburojë politike, por
nuk i dha përgjigje pyetjes: Pse aksioni qeveritar “Forca e Ligjit”, i cili verifikon ligjshmërinë e pasurisë së trafikantëve të drogës, nuk ka vepruar ndaj mikut të tij Mondi Bego.
Është gënjështër e pacipë deklarata e Taulant Ballës se miku i tij me 5 emra ishte një njeri i zakonshëm dhe po përdoret nga PD për të hedhur baltë mbi të për qëllime politike. Edmond Bego, alias Manoli Bego, alias Mond Bega, alias Saimir Sina, alias Saimir Gjatari është anëtar i bandës së Aldo Bares, trafikant i jashtëzakonshëm droge, i dënuar me 21 vite burgim në Itali.
Sot Taulant Balla nuk duhet të sfidojë PD, por Prokurorinë dhe policinë për t’iu kërkuar zbatimin e “Forcës së Ligjit” për
verifikimin e ligjshmërisë së pasurisë së mikut të tij trafikant.
Taulant Balla duhet të sfidojë Prokurorinë dhe Policinë për të hetuar dhe sqaruar shqiptarët, nëse pasuria e trafikantit biznesmen është shtuar këto dy vjet me ndikimin dhe ndërhyrjen e Taulant Ballës.
Numri dy i Partisë Socialiste duhet të sfidojë Prokurorinë dhe Policinë, duke iu kërkuar zbatimin e “Forcës së Ligjit” për të hetuar se kush e ka ndihmuar një trafikant të rrezikshëm droge, ish anëtarin e bandës së Aldo Bares, të pajiset me leje, liçensa dhe të fitojë miliona euro punë publike.
Përsa i përket shpjegimit për Jurgis Çyrbjen, anëtarin e bandës tjetër, asaj të Emiljano Shullazit, i mjeri Taulant Balla gënjeu trashë.
Prokuroria nuk mund të japë zyrtarisht, siç tha Balla, asnjë informacion për persona nën hetim. Sot prokuroria ka rastin të sakrifikojë diçka nga përkushtimi politik dhe të japë përgjigje, nëse e ka informuar apo jo Taulant Ballën për Jurgis Çyrbjen.
Heshtja e prokurorisë, siç ka vepruar gjithë këto ditë, veçse konfirmon faktin se ajo nuk i shërben të vërtetës, por pushtetit të Edi Ramës dhe krimit të organizuar të lidhur me të.”