Rekordi i mikut të Ballës, kompania e trafikantit u pagua 10 milionë euro për autostradën Tiranë – Elbasan

Zbardhet shifra record e parave të taksapaguesve shqiptarë që kanë përfunduar në xhepat e trafikantit të dënuar me 21 vite burg në Itali, Edmond Bego. Të gjitha paratë i ka përfituar pasi është shpallur mik i Taulant Ballës.
Deklarata e deputetit, Strazimiri
Tre vjet më parë, si në këtë kohë, i shtrenguar nga presioni ndërkombëtar, Edi Rama u detyrua të nxjerrë një nga një kriminelet e tij nga parlamenti. Por kjo ishte vetëm fasada, sepse bashkëqeverisja e Edi Ramës me krimin mbetet e pacënuar dhe Shqipëria parajsë e krimit të organizuar.
Kjo qeveri ka vënë buxhetin e shtetit në shërbim të trafikantëve të drogës, të vrasësve, të dënuarve për përdhunim dhe trafik vajzash e fëmijësh.
Dokumenti që Partia Demokratike publikoi dje për tenderin 1 miliardë lekë që miku trafikant droge i Taulant Ballës fitoi në Librazhd dy muaj më parë, është vetëm një nga shumë dokumentat zyrtarë që provojnë sesi taksat e shqiptarëve shkojnë për pasurimin e një grushti kriminelësh të lidhur me pushtetin.
Taulant Balla hesht, për të fshehur atë që e mendojnë të gjithë, se është ky personi i pushtetshëm që i ka siguruar trafikantit të

drogës akses në paratë dhe pasuritë e shqiptarëve dhe se ky akses në miliona euro është burimi I miqësisë familjare që Taulant
Balla ka me ish anëtarin e bandës së Lushnjës, që dikur luante futboll me kokat e prera.
1 miliardë lekët e dy muajve më parë për nënstacionin e Librazhdit janë shumë pak në krahasim më paratë e siguruara 3 vitet e fundit, jo nëpërmjet tenderave publikë, por si nënkontraktues i firmave private, që detyrohen nga I pushtetshmi i Partisë Socialiste t’i kalojnë paratë kompanisë së trafikantit të drogës.
Rasti më flagrant është ai I ndërtimit të autostradës së Elbasanit.
Partia Demokratike ka vërtetuar se kompania “Inerte Express” e trafikantit të drogës dhe mikut të familjes së Taulant Ballës ka përfituar 10 milionë euro që nga viti 2015 deri më sot nga paratë e taksapaguesve shqiptarë.
Është kjo një nga arsyet pse gjendja për njerëzit e zakonshëm është përkeqësuar dhe mesatarisht 45 biznese mbyllen në ditë, që kur Edi Rama vendosi thundrën në ekonominë shqiptare.
Ti dyqanxhi, biznesmen shqiptar apo i huaj, që psherëtin në kafe dhe thua që leku “është mçef”, kupto që leku nuk është fshehur! Ai shkon në xhepat e trafikantëve të drogës, biznesi i të cilëve shumëfishohet brenda ditës nën kujdesin e veçantë të Edi Ramës dhe taulantëve të tij.

Artikulli paraprakA ju bën çokollata më të mençur?
Artikulli tjetërSkandal/ Hashashi mbyll kinemanë dhe shtëpinë e kulturës në Fushë-Krujë