Përgjaken sërish rrugët, humb jetën një turiste italiane në Sarandë, burri në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën Çukë – Ksamil, afër Manastirit në zonën e Kanalit të Çukës në Sarandë.
Fotoja e mëposhtme tregon tragjedinë që ka ndodhur.
Në aksident janë përfshirë një motor ku udhëtonin dy turistë të huaj dhe një makinë. Dyshimet e para janë se viktima është një grua turiste nga Italia dhe është plagusr rëndë burri i saj.
Nuk dihet ende identiteti i tyre dhe rrethanat si ka ndodhur; policia ka shkuar në vendin e ngjarjes pranë hidrovorit.
Njoftimi i policisë
Më datë 24.08.2018, rreth orës 11:00, në aksin rrugor “Sarandë – Butrint” në fund të Kanalit të Çukës ka ndodhur një aksident midis një automjeti dhe motori, me pasojë vdekjen e një personi.
Konkretisht në zonën e Hidrovorit, automjeti tip Ford me targa AA 609 UD është përplasur me një motoçikletë tip Piaggio me targa AL 429, ku si pasojë ka humbur jetën një shtetase italiane (pasagjeria e motorit) dhe është plagosur rëndë drejtuesi i këtij motori, të dy shtetas italian me banim në Genova, Itali.
I dëmtuari ndodhet në Urgjencën e Spitalit të Sarandës.
Po punohet për gjeneralitetet e tyre.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave.

Artikulli paraprakMeta dekoron heronjtë e kampit të shfarosjes në Tepelenë
Artikulli tjetërBego në makinë me Ballën kur u arrestua, hoteli 1 mijë euro nata ku qëndruan në Korfuz