Washington Times shigjeton sërish: Reforma e Soros la vendin pa gjykata, po pastrohen paratë e krimit

L. Todd Wood

Reforma në drejtësi dukej si ide e mirë në Shqipëri, e cila si çdo vend tjetër ish-komunist po vuan nga trashëgimia shekullor ee korrupsionit. Detajet janë të ndërlikuara dhe nevojitet shumë kohë për t’i përmendur, por influenca malinje e organizatave dhe këshilltarëve të financuar nga miliarderi liberal hungarezo-amerikan Xhorxh Soros është bërë më e qartë kohët e fundit teksa zyrtarët vendas përpiqen të reformojnë sistemin gjyqësor.
Procesi i reformave i nisur në vitin 2016, i ndihmuar nga ekspertët e financuar nga Sorosi dhe i nxitur së tepërmi nga ambasada amerikane në Shqipëri, e ka lënë vendin praktikisht pa gjykata. Qeveria socialiste në pushtet, e kryesuar nga kryeministri Edi Rama, ka arritur të miratojë ligje pa asnjë kontroll ligjor dhe e ka mbushur prokurorinë e vendit me mbështetës të tij. Askush nuk e di se kur do të rifillojnë të funksionojnë gjykatat e pavarura dhe ky natyrisht ishte qëllimi parësor i reformës.
Problemi duket se qëndron tek struktura që “ekspertët” kanë imponuar mbi popullon shqiptar, pasi kanë injoruar një sërë paralajmërimesh nga shqiptarët me eksperiencë në sistemin gjyqësor, procesi i rreptë i vettingut u krijua gjoja për të garantuar që gjyqtarët e korruptuar dhe prokurorët të largoheshin nga sistemi gjyqësor. Por vetëm shumë pak kandidatë kanë arritur të kalojnë procesin e vettingut, duke i lënë gjykatat pa kuorumin e nevojshëm dhe është pamundur të gjykohet kushtetutshmëria e veprimeve ekzekutive dhe legjislacioneve të miratuara. Sa e leverdishme!
Procesi i vettingut është përdorur gjithashtu për të zhdukur kundërshtarët politikë nga pozicionet qeveritare, duke rritur gjithmonë e më shumë pushtetin absolut të z.Rama. Natyrisht, gjyqtarët e korruptuar nuk janë prekur dhe zyrtarët e ndershëm janë dëbuar nga pozicionet e tyre nëse mbështesin partinë e gabuar.
Nëse kësaj i shtojmë edhe ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 – e cila ndaloi zgjedhjen direkte të politikanëve, në favor të

sistemit me lista partiake, popullit shqiptar mund të thuhet me plotë gojën se u është hequr e drejta e votës. Duket se ky ka qenë rezultati i dëshiruar që në fillim.
Shqipëria është kthyer praktikisht në një narko-shtet gjatë viteve të fundit, duke u ngritur në krye të listave për prodhimin e marijuanës që trafikohet në Itali dhe në pjesën tjetër të Evropës. Edhe drogat e tjera më të forta janë duke bërë kërdinë. Varësia dhe probleme të tjera që burojnë nga droga janë kthyer në normë për këtë vend të konfliktuar prej vetëm 2.5 milionë banorësh.
vendi po kthehet edhe në pikë trafikimi për drogat e forta të Amerikës Jugore dhe Azisë Qendrore – pika transit drejt Evropës. Kritikët thonë se ligjet e miratuara në parlament – të pakontrolluara për shkak të ngrirjes së gjykatës kushtetuese – janë duke ndihmuar pastrimin e parave nga tregtia e drogës.
Amerikanët dhe evropianët janë duke e injoruar plotësisht këtë situatë, ndoshta për të mos pranuar publikisht se agjenda globaliste e Sorosit që shumëkush ka dashur të fus fshehurazi në Shqipëri ka funksionuar më së miri, por rezultati nuk ka qenë aspak i kënaqshëm për popullin shqiptar.
Socializmi nuk ka të bëjë asnjëherë me popullin, por me pushtetin. Në fund, ka të bëjë vetëm me marrjen në dorë të kontrollit njëlloj sic ka thënë qartësisht Marksi. Sorosi po përpiqet të riaplikojë modelin e dështuar të majtë në të gjithë Ballkanin, duke promovuar një shoqëri me kufij të hapur që i përngjan ish-Jugosllavisë – natyrisht e kontrolluar nga socialistët.
Bashkimi Evropian bën sikur qorton ashpër natyrën anti-demokratike të reformës gjyqësore në Poloni dhe Hungari, por e ka injoruar plotësisht situatën shumë herë më anti-demoktatike dhe të rrezikshme që po shpaloset në Shqipëri. Gjërat po bëhen haptazi nën dritën e diellit, në fund të fundit, thonë se dielli është dezinfektuesi më i mirë.

L. Todd Wood është ish-pilot i operacioneve speciale dhe tregtues i borxheve në Ëall Street. Ai ka kontribuar me raportime në Fox Business, Moscoë Times, National Revieë dhe Neë York Post.

Artikulli paraprak“S’e kam pasur babën sekretar partie kur u bëra futbollist”, reagimi i Kolës ndaj Josës
Artikulli tjetërSalvinin e kërcënojnë me vdekje bandat, ndërsa kryeministrit tonë i buzëqeshin!