Surprizë, Cristiano Ronaldo i thotë “jo” Portugalisë!!!

Cristiano Ronaldo ka në kokë vetëm ekipin e Juventus. CR7 ka vendosur të refuzojë grumbullimin nga Portugalia, për të qëndruar në Torino, ku do të stërvitet veçmas.
“CR7” kërkon të përfitojë nga pushimi i kampionatit për t’u ingranuar më mirë në botën bardhezi dhe për të arritur në maksimumin e formës, në prag të fillimit të Champions League. Vendimi i tij është mirëpritur nga Allegri dhe nga drejtuesit e Juves, që kanë marrë një sinjal shumë të rëndësishëm.
Buzëqesh edhe Italia dhe Mancini sepse Ronaldo, krahas miqësores ndaj Kroacisë, nuk do të luajë as në ndeshjen e parë të Nations League, më 10 shtator në Lisbonë, pikërisht kundër “axurrëve”.
Një problem më pak për Chiellini dhe Bonucci, që Cristianon do ta kenë kundërshtarë vetëm në ushtrimet e stërvitjes.

ronaldo 2

Artikulli paraprakDy aleatët në qeverinë e Kosovës kundër Thaçit, a do të shkarkohet?
Artikulli tjetërTrump kundër demokratëve: Ata po paralajmërojnë dhunë pas zgjedhjeve, zgjedhjet e Nëntorit, referendum