Hidhet shorti i Kupës së Kampioneve, Barcelona e Liverpul në grupet e ferrit

 

Barcelona, Inter dhe Liverpul nuk do ta kenë të lehtë në grupet eleminatore të Kupës së Kampioneve pasi gjenden në grupe të vështira. U hodh në Monako, shorti për fazën e grupeve të Champions League, për edicionin 2018-2019. Të 8 grupet u plotësuan të gjitha me nga 4 ekipe.
Vlen të theksohet, se ka shumë grupe “vdekjeje”, ku Juventusi, gjen përballë Valencian, Mançester Junajtid dhe Jang Bojs, në grupin H, apo edhe Interi, i cili luan me Barcelonën, Totenhemin dhe PSV në grupin B. Më poshtë, tabloja e plotë e 8 grupeve.
SHORTI
Grupi A
1- Atletiko e Madridit
2- Borusia e Dortmundit
3- Monako
4-Klyb Bryzh
Grupi B
1- Barcelona
2- Totenhem
3- PSV Eindhoven
4- Inter
Grupi C
1- PSG
2- Napoli
3- Liverpul
4- Crvena Zvezda

Grupi D
1- Lokomotiva e Moskës
2- Porto
3- Shalke
4- Gallatasarai
Grupi E
1- Bajern Mynih
2- Benfika
3- Ajaks
4- AEK Athine
Grupi F
1- Mançester Siti
2- Shaktar Donjetsk
3- Olimpik Lion
4- Hofenhajm
Grupi G
1- Real Madrid
2- Roma
3- CSKA Moskë
4- Viktoria Plzen
Grupi H
1- Juventus
2- Mançester Junajtid
3- Valencia
4- Jang Bojs

Artikulli paraprakPa hyrë akoma në shtëpinë e re, qytetarit i vjen fatura e energjisë 20 milionë lekë
Artikulli tjetërDeputeti i Ramës në bandën e Shullazit pas sulmit ndaj gazetares?