Pasi Rama zgjodhi që komentit të tij t’i përgjigjet përmes videos, duke lançuar me këtë rast edhe ‘rubrikën’ e re ku kryeministri ka njoftuar se tashmë përgjigjet e tij ndaj komenteve do të jenë me video, Genc Sejko – i njohur si njeriu i memeve ka postuar videon me përgjgijen e Ramës ndaj komentit tij në ‘Facebook’.
Sejko shkruan se, Rama në përgjigjen e tij me video e ka shtrembëruar atë që ai i kishte shkruar.
“Kryeministri ka marre mundimin dhe me eshte pergjigjur me video komentit tim. Minimumi qe mund te bej eshte qe per hir te transparences ta postoj tek muri im.
Ne video pergjigjen e km do shikoni se si ai qellimisht shtremberon ate qe une kam shkruar.
Megjithate po ju a le te gjykoni vete”, shkruan Sejko. Rama flet per reformat, qe sipa tij kane ndryshuar Shqiperine dhe kane ulur varferine dhe se kritiku i tij ja fut per koncesionet qe parate ja merr te verferve dhe ja jep klienteve te tij. Gjithsesi Sejko, ndryshe nga nje kritik tjeter i Rames ka shpetuar pa e share nga robt e shtepise.
Komenti i Genc Sejkos:
Mjerë ata që të falenderojnë dhe nuk dinë se ti je përgjegjës direkt për gjendjen e tyre. Ke 5 vjet në pushtet, çfarë ke bërë për të luftuar skamjen? Asgjë! Për ti treguar se po bën shtet, shtëpive që po rrënohen nga varfëria ke shkuar e i ke ngulur sahatin e dritave. Më pas i hoqe ndihmën sociale dhe lekët e kursyera ja shpërndave oligarkëve të tu.Dikujt tjetër do ti vinte turp por ty nuk të bën përshtypje. Ti bën show dhe me mjerimin. Je kryeministër i vendit, nuk je “Fundjava Ndryshe”.