Vasili: Kjo qeveri i ka duart e lidhura me krimin, e ka të pamundur të veprojë

Kryetari i LSI, Petrit Vasili ka dhënë një deklaratë për mediat sot në përfundim të mbledhjes së Grupit parlamentar, i cili ka marrë disa vendime në prag të nisjes së sesionit të ri parlamentar; sipas Vasilit, ato reflektojnë situatën shumë të rëndë politiko ekonomiko shoqërore me të cilën përballet vendi, për shkak të një fajtori të vetëm: qeverisë që drejton dhe kryeministrit si ideatorët, fajtorët dhe përgjegjësit e vetëm.
“Shqipëria përballet me një situatë të krimit nga më të rëndat ndonjëherë”, tha Vasili, në veçanti, Shkodra po përballet në mënyrë të përditshme me krime të njëpasnjëshme, krime që kanë nxjerrë qartë në pah një shtet që e ka të pamundur të veprojë, i ka duart e lidhura. Arsyeja është e thjeshtë dhe e qartë, se ka qënë përdorues dhe njësh me kriminelët në të gjitha momentet e qeverisjes apo në momentet e marrjes së pushtetit siç janë zgjedhjet dhe për këtë arsye janë kriminelët që drejtojnë edhe në komisariatet e Shkodrës.

ramaa

Artikulli paraprakSpaho: Taulant Balla nuk duhet të jetë pjesë e Konferencës së Kryetarëve
Artikulli tjetërOpozita niset drejt Shkodrës, çfarë do të ndodhë…