Ish-Kryeministri Berisha ka denoncuar sot përmes “qytetarit dixhital” reagimin e një prindi nga Vlorë të cilit prej dy muajsh i kanë rrëmbyer fëmijën dhe ndonëse e ka denoncuar në polici bashkë me video, policia nuk reagon.
“Doktor pershendetje jam nje prind qe me ka humbur djali ne vlore ka dy muaj e kan mar i kam kamerat e cdo gje vete bej denoncim ne vlore drejtori vlores thot jemi ne hetim vete ne tiran drejtori madh thot jemi me pushime po me luan zemra sepse me ka humb djali kam kamera cdo gje i kam hedh n disk dhe policie vlores nuk vepron vetem ju mund te me ndimoni djalin e di shum mire kush ma ka mar dhe nuk po behet asgje kam kamera cdo gje dhe nuk po levizin gje ju lutem vetem ju me ndimoni po ashtu ju a them edhe me emra vetem ju lutem anonim pres pergjigje” thuhet në deklaratën e prindit të postuar në “qytetarin dixhital”.
Mëq herët sot, Kryetari i Partisë Demokratike ka tronditur me deklartën e tij në Shkodër ku pasi renditi ngjarjet kriminale të ndodhura kohëve të fundit atje, deklaroi se në qytetin verilindor janë rrëmbyer dhe dy fëmmijë por janë kthyer në xhirin familjar pasi mafia i arriti qëllimet e saj të gjobvënies.
“Ndërkohë nga media lokale lajmërohet se ka ndodhur dhe rrëmbimi i dy fëmijëve dhe janë kthyer pranë familjeve vetëm pasi mafia ka arritur synimet e tyre të gjobvënies”, tha Basha.
Nga ana tjetër si tregoi arsyen pse sot nuk është opozita në Kuvend për fillimin e sesionit parlamentar.
“Ne jemi sot këtu në të njëjtën kohë kur në Tiranë maxhoranca hap punimet e sesionit të ri palamentar. Mesazh i qartë dhe i prerë në mbështetje të Shkodrës dhe një qëndresë të prerë të pakompromis kundër bandave dhe krimit të organizuar. Ky është mesazhi i parë dhe kjo është domethënia e mbledhjes së sotme”, tha Basha ndër të tjera.
Sipas Bashës sa kohë që Rama të jetë kryeministër vendi në këtë gjendje do të jetë. Nga ana tjetër ai deklaroi se Fatmir Xhafaj tashmë nuk është ministër i Brendshëm por thjeshtë vëllai i “Geron Xhafës”.