Messi: U befasova me Ronaldon, Real Madridi shumë më i dobët pa të

Lionel Messi ka thënë se ai ishte i befasuar me vendimin e Cristiano Ronaldos për t’u larguar nga Real Madridi dhe beson që klubi është më i dobët si pasojë e këtij rezultati
Argjentinasi dhe Ronaldo ishin rival të përbetuar të njëri-tjetrit në Europë edhe me çmime individuale viteve të fundit derisa gara e tyre shpesh ishte cilësuar si luftë në mes të tyre. Këtë verë Ronaldo ndryshoi ekip duke shkuar në Juventus.
“Natyrisht ata (Real Madridi) janë njëra prej skuadrave më të mira në botë, ata kanë lojtarë të mëdhenj dhe skuadër të mirë por, po, largimi i Cristianos nga skuadra i bën ata më pak të fuqishëm”, tha Messi.
“Juventusi është bërë favorit i pastër për ta fituar Ligën e Kampionëve për shkak se ata kanë pasur edhe më parë një skuadër të mirë. U befasova nga vendimi i tij, nuk kam pritur që ai të largohej nga Madridi aq më pak të shkoi në Juventus. Ka shumë skuadra të tjera që e kërkonin por shumë pak për Juven që është një skuadër e mirë”.
Messi ka pranuar që Barcelona do të kërkojë që ta fitojë këtë vit Ligën e Kampionëve.
“Është e nevojshme sepse ne kemi tri vite që jemi duke u eliminuar në çerekfinale dhe rasti i fundit ishte më i keq pasi që shumë gjëra ndodhën”, ka shpjeguar ai.
“Ne jemi koncentruar në këtë garë sepse është e mundshme për ta fituar, sepse ne kemi një skuadër që mund të luftojë në këtë garë”, ka thënë Messi.

Messi e ka ritheksuar dëshiron për t’i dhënë fund karrierës së tij në futboll në klubin e Barcelonës, duke thënë se largimi nga kampioni i La Ligës do të ishte gjë e koklavitur për të.
Messi, 31-vjeçar, ka kontratë me katalonasit deri në mesin e vitit 2021, pasi nënshkroi kontratë të re në fund të vitit të kaluar, transmeton Gazeta Express.
Ylli i Argjentinës – i cili tashmë i ka shënuar katër gola këtë sezon – tha se planifikon të qëndrojë në “Camp Nou”.
“Ideja është të qëndroj në Barcelonë”, tha Messi për Catalunya Radio të hënën.
“Familja ime është shumë mirë e rehatuar këtu. Ndryshimet do të ishin gjë shumë e madhe dhe koklavitur”, shtoi ai.
Messi insistoi se dëshiron t’i shkojë deri në fund kontratës me klubin, dhe në atë kohë do të jetë 34 vjeç, para se të vendosë çfarë të bëjë në vazhdim.
Megjithatë, ai thotë se nuk ka asnjë arsyeje përse ta lërë klubin e fëmijërisë.
“Këtu kam gjithçka”, tha Messi. “Në Barcelonë jam që prej moshës 13-vjeçare”.
“[Barcelona] është klubi më i mirë në botë, në njërin prej qyteteve më të mira në botë. Fëmijët më janë lindur këtu në Katalonjë, prandaj s’kam përse të largohem për ndonjë vend tjetër”, insistoi ai.

Artikulli paraprakBanda që mbledh vota për Ramën mban nën terror Shkodrën, 5 vrasje dhe dy rrëmbime personash në dy muaj
Artikulli tjetërNuk shpëtohet ekonomia duke shpresuar në kopje, zoti Ministër!