Një leksion për Shqipërinë para Francës vjen nga Islanda, kur ke më pak talent se kundërshtarët duhet t’ju kundërvësh organizim e grintë. Kështu mund të ndodhë që Cristiano Ronaldo futbollisti më i pasur në botë, që fiton 20 milionë euro në vit, të ndalet nga një skuadër që e gjitha vlen 30 milionë euro. Portugali-Islandë përfundoi 1-1 duke e konfirmuar grupin F si atë të surprizave. Ishulli i vogël në veri të Europës, debutues në një Europian shkruan historinë.
Turma blu në stadium ishte impresionuese, Islanda ka pak më shumë se 332 mijë banorë dhe thuajse 2% e tyre i ka hipur një avioni për Francë. Kështu të shtyrë dhe nga entuziazmi i tifozëve, skuadra e Lagerback e nisi ndeshjen mirë, duke e detyruar Rui Patricios t’i vihet menjëherë punës përballë Sigurdssonn, por Portugalia ka shumë kualitet për të qëndruar, duke parë dhe Nani detyron portierin Halldorson të bëjë mrekullinë në të 21, ndërsa Ronaldo shfaqte me një goditje me kokë në të 23, por mbi të gjitha 3 minuta më pas, kur gabon në mënyrë të pabesueshme teksa gjendet i vetëm në zonë. Për fat, Portugalia mund të shënojë dhe kur ylli i Realit ngec dhe Gomes i dhuron Nanit një asist perfekt për të shënuar golin numër 600 të historisë së europianëve.
Islanda gjithsesi nuk shpërqendrohet, dhe në minutën e 50 në krosin e Gudmundsson nga e djathta Vierinha nuk është në pozicion dhe lë të vetëm Bjarnason që shënon golin e barazimit.
Ka ende shumë kohë që Portugalia të gjejë avantazhin, por luzitanët rishfaqin problemet e vjetra, me Islandën që reziston deri në fund dhe Ronaldos nuk i mbetet veçse të nevrikoset. Deri më tani që nga Myller e Ibrahimoviç, e deri te Griezman, Harry Kane apo Lewandowski ky nuk ka qenë europiani i yjeve.