Blindohet Elbasani! Rama pritet me protesta, policia provokon opozitën (Foto)

Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta në qytetin e Elbasanit ku po zhvillon një takim me mësuesit e këtij qyteti.
Me qindra qytetarë si dhe anëtarë të PD-së, kanë dalë në rrugë për të protestuar për gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet vendi.
Ndërkohë që protestuesit janë përplasur dhe me forcat e shumta të policisë që ishin të pranishme në këtë takim.
Kujtojmë që kryeministri Rama është pritur me protesta në çdo qytet të Shqipërisë kiu ka shkuar për të zhvillua takimet e organizuara nga militantët e tij.

Kryepolici Qato provokon opozitën
Policia ka provokuar opozitën sot në Elbasan, në një tentativë të sajën, për ta quajtur sulm ndaj saj, më saktë goditje (sikurse u shpreh vetë kryepolici i Elbasanit Altin Qato), protestën e opozitës.
Ndërkohë, nga pamjet e fotot e mëposhtme, duket qartë se janë efektivët e Policisë që shtyhen kot, njëri me tjetrin, duke pretenduar se po “përballojnë goditjet nga opozita”.
Pamjet tregojnë qartë se edhe femra me uniformë policie, shtyjnë, por shtyjnë kolegët e tyre, të rreshtuar në dy apo tre radhë, përballë protestuesve të opozitës.
Në këtë “show” të Policisë, nuk ka munguar edhe kryepolici i Elbasanit, Altin Qato, i cili e ka cilësuar protestën të paligjshme.
“Nuk keni marrë leje. Nuk mund të godisni Policinë e Shtetit”, adresoi frazën qesharake Qato, pretendim që zhvlerësohet nga fotot dhe pamjet filmike, që denoncojnë sjelljen e sforcuar dhe qesharake të Policisë.

3 1

1 1

4

 

26

Artikulli paraprakVrasjet në Shkodër, PD i përgjigjet Ramës: Fsheh të vërtetën! Zbulimi i krimit është zero!
Artikulli tjetërVritet me snajper për drogën 42-vjeçari në Memaliaj, 10 ditë më parë denoncoi parcelat me hashash