Një person është gjetur i vrarë në Memaliaj, pasditen e sotme. Mësohet se 42-vjeçari Alket Muhaj u gjet i vrarë në fshatin e tij, Rabije. 42 vjeçari Alket Muhaj u gjet i vrarë në tokën e tij mëngjesin e sotëm nga familjarët në fshatin Rabije pjesë e Bashkisë së Memaliajt.
Nga informacionet paraprake, mësohet se Muhaj është vrarë nga distanca, me armë snajper. Ngjarja u mbajt e fshehur për 12 orë nga Policia.
Dyshimet e para lidhur me ekzekutimin e 42-vjeçarit lidhen me një sinjalizim të bërë nga ai disa ditë më parë te organet ligj-zbatuese.
Burime pranë grupit hetimor thanë se, rreth 10 ditë më parë, ai ka informuar SHÇKB-në e Tiranës lidhur me disa parcela me hashash. Sinjalizimi i SHÇKB-së së Tiranës është bërë pasi mendohet se 42-vjeçari nuk ka pasur besim te strukturat lokale. Pas kësaj, SHÇKB e Tiranës, më 4 shtator ka informuar policinë lokale, që ka ndërhyrë dhe ka asgjësuar 8 parcela me lëndë narkotike.
Ndërkohë, ditën e sotme, efektivët e kanë gjetur të pajetë. Nga këqyrja parapake e kufomës, ekspertët e policisë kanë vlerësuar se ai është qëlluar nga distanca.
Njoftimi ipolicisë
“Në afërsi të fshatit Rabie, Memaliaj në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi A. M., 43 vjeç, banues në Rabie, Memaliaj. Menjëherë pas marrjes së njoftimit në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në bazë të informacioneve të për ngjarjen, mësohet se shkak për vrasjen dyshohet të jetë një konflikt për çështje pronash, pasi viktima ka pasur konflikte të hershme që në 2013 me banorët e zonës.