Vrasja për drogën, reagon Berisha: Bariun Alket Muhaj e ekzekutoi narkopolicia!

Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar pas vrasjes së 43-vjeçarit Alket Muhaj në Memaliaj pasi kishte denoncuar në policia disa parcela të mbjella me kanabis. Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se, bariun Alket Muhaj e ekzekutoi narkopolicia!
“Ai kishte bere denoncimin fatal te parcelave te kanabisit te narkopoliceve!
“Pershendetje Dr,bariun Alket Muhaj 43 vjeç nga fshati Rabie Memaliaj qe egzektuaun me snajper sot para dite e ka vrare policia. Disa dite me pare Alketi pasi kishte denoncuar ne SHKB e qarkut Gjirokaster ka denoncuar edhe ne drejtorine e policise se ketij qarku parcelat me Kanabis ne Memaliaj te oficerve te policise se Tepelenes. Policia nderhyri ne njeren prej tyre por nderkohe pronaret me uniforme te parcelave i moren jeten me snajper sot paradite. Gjithashtu policia dha lajmin e krimit te shemtuar vetem pas gazetari Vaso njoftoj ne media per kete vrasje te shemtuar. Policia tani po hap lajme se eshte vra per per ceshtje kullote”.
Duke shprehur ngushellimet me te thella familjes se te ndjerit per ndarjen nga jeta te njeriut tyre te dashur, renien ne fushbeteje ne luften kunder droges se zyrtareve te narkoqeverise, denoj me ashpersine me te madhe kete krim te narkoshtetit dhe bej thirrje qytetareve te ngrihemi dhe permbysim sa me shpejt kete narkobande ne pushtet me ne krye Noriegen! sb”, shkruan Berisha.

Artikulli paraprakKy është 43 vjeçari që u gjet i vrarë sot në Memaliaj pasi informoi policinë për parcelat me kanabis
Artikulli tjetërMarshim protestë kundër krimit nis nesër nga Shkodra